Ka filluar nga sot emisioni më i ri në A1Report “Kinostudio”. Ky emision ka çelur siparin e tij me filmin “2 herë mat” ku regjisori, skenaristi dhe njëkohësisht aktori kryesor i filmit Bujar Kapexhiu ka rrëfyer disa nga prapaskenat e këtij filmi.
Në intervistën e dhënë për gazetaren Admirina Peçi, Kapexhiu ka treguar se për këtë film ishte menduar që të titullohej “3 herë mat” por diçka nuk shkoi mirë dhe për këtë u vendos që të mbetej në titullin që ka aktualisht e me të cilin mori shumë popullaritet.
“Agim Qirjako ishte propozuar që të ishte aktori kryesor i këtij filmi, por duke qenë se ai ishte i zënë me një tjetër film që po xhirohej në atë periudhë u vendos që rolin kryesor ta merrja unë,” – tha Kapexhiu. Emisionin “Kinostudio” do të mund ta ndiqni çdo të dielë.
Ndiqni live filmin "2 herë mat"
/Shqiptarja.com