Fillon evakuimi i kampit të
refugjatëve në Idomeni të Greqisë
Qeveria greke duket se kësaj here ka vendosur të operojë duke kryer evakuimin e shumëpërfolur të kampit provizor të Idomenit në kufijtë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë
Qeveria greke duket se kësaj here ka vendosur të operojë duke kryer evakuimin e shumëpërfolur të kampit provizor të Idomenit në kufijtë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku ndodhen ende rreth 9.000 refugjatë. Vetëm në 24 orët e fundit janë larguar me dëshirën e tyre nga ky kamp mbi 400 vetë, ndërsa edhe sot pritet të largohen deri në fund të ditës mbi 300 të tjerë.
Të pyetur nga mediet e huaja, disa prej refugjatëve të këtij kampi kanë deklaruar se nuk përjashtojnë mundësinë për t’u drejtuar nga kufiri shqiptar, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të Europës Qendrore.
Bashkë me rreth 200 forca policore, që priten të mbërrijnë në orët e ardhshme, në Idomeni po shkojnë gradualisht disa dhjetëra përkthyes, të cilët do të bindin refugjatët të braktisin kampin.
Siç bëjnë me dije burime pranë Ministrisë së Emigracionit, ky operacion do të zgjasë të paktën 10 ditë, ndërsa do të evitohet çdo përdorim dhune nga ana e forcave policore.
“Nuk është një operacion fshesë, që do të boshatisë kampin për një ditë”, ka deklaruar zëdhënësi i shtypit për çështjet e refugjatëve, Georgios Kyritsis.
Sipas tij, në këto momente janë gati 6 kampe në zonën industriale të Selanikut, të cilat i ka zënë me qira qeveria, që mund të mbajnë deri në 7.000 refugjatë, ndërsa mund të ketë edhe sistemime në kampe të tjera në Greqinë Perëndimore, pranë Kozanit dhe Grevenasë.
Ai ka pohuar gjithashtu se, paralelisht do të vazhdojë me ritme më të shpejta edhe procesi i transferimit të emigrantëve që ndohen në Greqi, në vende të ndryshme të Europës.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.6%
-
Keq
40%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 1477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44