TIRANE- Ka nisur dje procesi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, pas padisë së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit ndaj disa kompanive të zotëruara nga Rezart Taçi për një dëm në masën 75 milionë euro, kredi e pakthyer.
Çështja civile nr. 15 370 është regjistruar më datë 03.09.2012, me paditës Bankën Kombëtare të Azerbajxhanit IBA dhe të paditur shoqëritë A.R.M.O sh.a. dhe Anika Mercuria Refinery Associated Oil sh.a. (AMRA OIL). Lloji i çështjes është "Padi Kontrate Bankare" dhe ajo do të procedohet në përputhje me nenet 1024 e 1049 të Kodit Civil.
Objekti, sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, do të jetë kthim shume, detyrim i palëve të paditura t'i kthejnë paditësit shumën prej 75 milionë eurosh detyrim për të shpërblyer dëmin e shkaktuar nga mospërmbushja në kohë e detyrimit. Më parë, në fillim të muajit gusht është kryer nga i njejti gjyqtar, Ilir Çeliku, bllokimi i llogarive bankare dhe pronave të patundshme të shoqërive në fjalë, si masë sigurimi padie. Paditësit pretendojnë se shuma është dhënë në tre këste, por janë shlyer vetëm 1 milion euro.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com