Fillon jeta e natës në Folie Marine 

Fillon jeta e natës në Folie Marine 
Nisje me marshin e katërt mund të cilësohet hapja e eventeve të jetës së natës në Folie Marine në plazhin magjik të Jalit. Të premten cdo gjë ka nisur me të dyshuarit e zakonshëm (sic I cilësonte në faqen e saj në FB Folie Marine) Vik Kraja dhe Boocky & Cool.

Të shtunën nata e fortë. Nga Greqia një nga DJ e momentit ‘djbestseller’ do jetë ylli i së shtunës 23 qershor, ndërsa spektaklit do i shtohet dhe trupa e famshme holandeze ‘Fire Crew’ që eshtë pjesë e spektaklit të madh botëror të Sensation White. Kush do jetë të shtunën në Jalë apo dhe në jug të Shqipërisë mos thotë që nuk dinte gjë.
Spektakël me zjarrin, video në ekranin e madh dhe trupa baleti që do ju ndihmojnë të shijoni kokteje plot ngjyra. Kujdes kush do ngasë makinën të mjaftohet vetëm me drogën e vërtetë që është muzika. Të dielën rregullimi i parametrave të stomakut do ndihmohet nga super parti me shkume BeachBar nën tingujt e Dj Aldos dhe suportin Mickey Mause. Verë të mbarë të gjithve…

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren