Fillon mësimi i gjuhës
shqipe për shqiptarët në Pragë

Fillon mësimi i gjuhës<br />shqipe për shqiptarët në Pragë
Me nismën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke filloi mësimi i gjuhës dhe kulturës amtare për fëmijët shqiptarë në Pragë, ku morën pjesë nxënës të moshave nga 7 deri në 14 vjeç, thuajse të gjithë të lindur në Republikën Çeke.

Nxënësit dhe prindërit që i shoqëronin ata i përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Riza Poda.
 
Një pjesë e nxënësve që ndoqën orën e parë të mësimit (23 janar), janë me një prind shqiptar, tjetri çek ose i një kombësie tjetër dhe flasin shqip, ndërsa pjesa tjetër flet me vështirësi.
 
Mësimi zhvillohet nga mësuesja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Drita Çota, me një përvojë 33-vjeçare në fushën e mësimdhënies. Mësimi zhvillohet mbi bazën e teksteve me titull “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” të dërguara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.
 
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Pragë fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e prindërve të tyre.
 
Mësimi do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 11 deri në 12:35, ndarë në dy grupe, në varësi të moshës dhe njohjes së gjuhës shqipe nga nxënësit. /ATSH/

mesimi shqip ceki


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë