Fillon magjia e Champions
pa yjet, Barcelona favorite

Fillon magjia e Champions<br />pa yjet, Barcelona favorite
Sonte në 20:45 fillon edicionin e ri 2015-16 i Champions League, kompeticionit më të madh për klube në Europë. 32 ekipe të ndara në 8 grupe me nga 4 do të tentojnë që të fitojnë trofeun magjik, të shumëlakmuar nga të gjithë. Barcelona është ekipi për t’u mundur, ndërsa edhe këtë edicion kampionët e Europës shikohen si favoritë për të fituar sërish, edhe pse askush më parë nuk e ka fituar dy herë radhazi Champions League dhe një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Sipas “Football Stats” Barcelona ka 23.5% të shanseve për të rifituar Champions League këtë sezon. Finalistët e edicionit të kaluar, Juventusi ka vetëm 3.1% të shanseve për t’u shpallur kampion Europe. Chelsea është ekipi që ka shanset më të lartë nga katër ekipet angleze, ndërsa nga Spanja këtë edicion marrim pjesë 5 ekipe si asnjëherë tjetër. 

Sfidat sot
Sot do të zbresin në fushë 16 ekipe në 4 grupet e para. PSG do të ndeshjet me Malmo në Paris. Sfida është e veçantë për Ibrahimovicin, pasi luan përballë ish-ekipit të tij. Ndërsa Reali i Madridit në grupin A, pret Shaktar Doneskt. Trajneri i Realit, Benitez në prag të sfidës deklaron se” po kalojmë një moment shumë të mirë dhe besoj që nuk do të kemi probleme, por e vlerësojmë kundërshtarin. Nuk jam nën presion për fitimin e Champions League, por do bëjmë maksimumin”tha ai.
Në grupin B, Manchster United udhëton në Holandë, ku e pret PSV, ndërsa Volfsburg pret CSKA. Në grupin C, Benfika pret Astanën, ndërsa Gallatasarai pret Atletikon e Madridit. Sfida më e fortë e mbrëmjes zhvillohet në Itali mes Manchester City-t dhe Juventusit. Dy ekipet po kalojnë një gjendje të ndryshme, City në superformë, ndërsa Juve në momentin ndoshta më të keq në histori, teksa ka 2 humbje dhe një barazim në kampionat. Alegri kërkon mbështetjen e tifozëve dhe beson te përsëritja e suksesit. “Nuk do të jetë e lehtë të kalojmë grupin, do të përballemi me City-in në ndeshjen e parë, ata besoj se janë ndër kandidatët për trofeun. Nuk nënvlerësoj as Moenchengladbach, por besoj se ne, anglezët dhe Sevilla do të jemi tre skuadrat që do të diskutojnë kalimin. Qëllimi ynë është të bëjmë një tjetër sezon të shkëlqyer në Champions. Shpresa për të ngritur kupën me veshë të mëdhenj është ende e gjallë, shpresoj t’ia dal ta fitoj një ditë”tha ai. Ndërsa Pelegrini i City-t shprehet se Juvja nuk duhet nënvlerësuar pavarësisht momentit që po kalon. Ndeshja tjetër e grupit Sevilla-Borusia.

Mungesa e yjeve
Në ndeshjet e para të Champions League do të mungojnë shumë yje për shkak dëmtimesh. Reali i Madridit do të zbresë në fushë në ndeshjen e parë pa Danilon dhe James. Dy lojtarët janë të dëmtuar dhe pritet që të mungojnë për disa javë. Manchester City konfirmoi mungesën e Kun Agueros pas dëmtimit që argjentinasi pësoi në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Kampionët e Italisë dhe finalistët e edicionit të kaluar të Champions League nuk do të kenë në dispozicion Claudio Marchision, ndërsa Robben është gjithashtu në listën e të dëmtuarve dhe do të mungojë në Athinë ndaj Olympiacosit. Edhe sulmuesi i Manchester United Runi s’do jetë në ndeshjen në Holandë ndaj PSV.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim