Problematikat nga '7501-shi', në Kukës eksperimentohet ndarja e tokës 'fshtatshe' sipas ligjit të vitit 2020! Fshatarët do të bien dakord vetë, certifikohet nga Këshilli Bashkiak

Problematikat nga '7501-shi', në Kukës eksperimentohet ndarja e tokës 'fshtatshe' sipas ligjit të vitit 2020! Fshatarët do të bien dakord vetë, certifikohet nga Këshilli Bashkiak

Artan Lame takon banorët e fshatit Gostil

Ka filluar procesi i pajisjes së familjeve bujqësore në Kukës me akte pronësie, duke zgjedhur në këtë mënyrë pas 32 viteve problematikën e mos zbatimit të ligjit të tokës. Për shkak të mungesës së shpërndarjes së AMTP-ve, në Kukës ka filluar të aplikohet një metodë ‘eksperimentale’, ndarja e tokë ‘fshatshe’

Ndarja e tokës ‘fshatshe’ mjaftohet vetëm me dakordsinë e vetë fshatarëve që i disponojnë këto parcela toke me kufitaret e tyre, dhe më pas me miratimin e tyre në Këshillat Bashkiake përkatëse. Kjo mënyrë veprimi po eksperimentohet nga ana e Kadastrës në disa prej zonave të Veriut për të parë mënyrën e funksionimit të saj.

Pikërisht ky proces ka filluar këtë fundjavë në Kukës për të vijuar më tej edhe në zona të tjera. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, bashkë me kryetarin e Bashkisë Safet Gjici organizuan një takim me banorët e fshatit Gostil, gjatë të cilit u sqarua procedura e re ligjore dhe filloi shpërndarja e dokumentacionit të tokës për secilin prej familjeve bujqësore.

Fshati Gostil pranë Kukësit, është një prej fshatrave që prej 30 vjetësh pret zgjidhjen e problemit të tokës për rreth 140 familje dhe 600 parcela toke bujqësore. Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugën futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.

Ligji 7501 i vitit 1991, përveç problematikave të krijuara në shumë zona të Shqipërisë, në Veri pati edhe veçanti të tjera, ku në shumë zona të ky ligj nuk ka vepruar fare dhe fshatarët janë kthyer tek tokat e tyre të dikurshme, duke mos pasur asnjë dokument për tokën e tyre. Mund të përmenden si të tilla, shumë zona në Kukës, Dibër, Malësinë e Madhe, Has, etj.

Po ashtu në Tropojë ka përfunduar digjitalizimi i arkivit të pronave, duke iu vënë në këtë mënyrë dryni edhe arkivës së dokumenteve të trashëguara të drejtorisë së Tropojës, pasi tashmë, gjithçka ndodhet “online”.

"Çelësit të arkivit të Lushnjës që e mbyllëm në tetor, sot i bashkohet edhe çelësi i arkivës së drejtorisë së Tropojës”, u shpreh Lame.

Janë 325 mijë fletë dokumente që u skanuan dhe 35.000 dosje pronash të kësaj Bashkie që u digjitalizuan. Digjitalizimi i arkivit dokumentar të pronave të Tropojës, u krye në kuadër të një projekti të financuar nga Qeveria Shqiptare për digjitalizimin e të gjithë arkivave.

Falë këtij proces, tashmë të gjitha transaksionet e pronave do të kenë këto përmirësime:

Rritet saktësia e informacionit të marrë.

Rritet shpejtësia e dhënies së shërbimit

Rritet siguria e pronave

Tropoja me parqet Kombëtare natyrore është një zone ku turizmi malor po merr përparësi dhe ky proces do të ndihmojë në zhvillimin e tij duke lehtësuar transaksionet e pronësisë dhe sigurinë e tyre. Qytetarët nuk do kenë më përballë sportelet e Kadastrës, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me një klik do të kesh shkresën e peronës në telefonin personal.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën