Fillon zyrtarisht vaksinimi anti COVID! Çomo, Rama, Pipero dhe Kalo, 4 të parët që bëjnë vaksinën! Kryeministri: Arritje e rëndësishme, arma e vetme kundër virusit (VIDEO)

Ka nisur sot në Shqipëri procesi i vaksinimit të personave të parë anti-COVID!  Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. I dyti është vaksinuar Kryeministri Rama.

Ka përfunduar gjithashtu vaksinimi për mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero. Ndërkohë që është vijuar me të tjerë mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID. 

Sot janë vaksinuar 50 personat e parë dhe procesi do të vijojë edhe nesër.  Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në një konferencë për shtyp nga stadiumi 'Air Albania, Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhanë detajet se çfarë pritet të ndodhë për këtë aksion që qeveria e ka quajtur "Shqipëria buzëqesh".

Rama nënvizoi se kjo fazë e parë e vaksinimit po bëhet nga dhurimet e një vendi mik në BE, por që nuk është i autorizuar që të jap emër.

Nën moton 'Shqipëria buzëqesh", vaksinimi do të realizohet në stadiumin kombëtar 'Air Albania' dhe në vende të tjera të Shqipërisë, duke filluar me Shkodrën dhe Vlorën. Në të gjithë ambientin e stadiumit në Tiranë janë vendosur 60 postacione ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë në ditë. Në total është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Bluzat e bardha, që janë në vijën e parë të përballjes me COVID do të jenë të parët që do të vaksinohen, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Zyrtarisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine anti-COVID të Pfizer nga kompania BioNTech, teksa siç ka bërë të ditur më herët Rama, vijojnë bisedimet me Astrazeneca dhe Moderna. .

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Bënë vaksinën anti-COVID, Pipero: Ka efekte anësore afatshkurtra, sot fillon fundi i kësaj pandemie! Kalo: Tani më i sigurt në punë

Mjeku Pëllum Pipero ka folur pasi ka bërë vaksinën anti-COVID. Ai ka deklaruar se efektet anësore të kësaj vaksine janë afaktshkurtra, të tilla si skuqje, dhimbje por thekson se nuk zgjasin.

Isha me fat që e kam bërë vaksinën ndër të parët dhe isha me fat që nuk jam prekur. Të gjithë biem dakord që fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie. Ndihem mirë sepse nuk kam patur ndonjë efekt deri tani dhe se as nuk jam infektuar më parë.

Avash avash e gjithë fasha e rriskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e kjëtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. Skemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje skuqje, të përzin për të vjellë. Persona që e kanë bërë deri tani skanë pasur asgjë.

Kategori të përjashtuar? Sjam specialist i fushës iu kërkoj ndjesë nëse sjua them dot, fëmijët deri në 4 vjeç janë të përjashtuar dhe fgratë shtatzëna”, tha Pipero.

Ndërkaq edhe mjeku Tritan Kalo, në një prononcim për gazetaren e report Tv Doris Sallaku, ka folur i qetë pasi ka bërë valsinën anti-COVID. Pas vaksinimit ai thotë se do të ndihet më i sigurt të vijojë punën në vijën e parë në luftë me COVID. Më tej ai shton se nuk ndjeu aspak thimbje teksa bëri vaksinën.

“Është kënaqësi sepse ndjejmë më tepër siguri në punën që bëjmë, punojmë në vijën e parë dhe kjo na jep më tepër lehhtësim në aspektin psikologjik. Pak nga pak të shtohet niveli i të imunizuarve duke shpresuar që të këlojmë një verë të paqtë. Dhe jo të zjarrtë. Dorë shumë e lehtë më ra një infermier që ka gjithë jetën që bën vaksina,  e kishte dorën  e lehtë dhe se ndjeva kur filloi  dhe mbaroi”, tha ai.

“Njehem vshumë mirë, vaksinimi duhet bërë. Është i këshillueshëm”, tha një tjetër mjeke.

Ora 15:34
Batuta e Ramës: Radhën për vaksinën e ka Saliu kur të futemi tek moshat e thyera

Në përfundim të një prononcimi për mediat, Kryeministri Rama u pyet nëse do të vaksinohet edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

"Radhën për vaksinën e ka Saliu kur të futemi tek moshat e thyera", u përgjigj Kryeministri.

Ora 15:31
Sapo bëri vaksinën anti COVID/ Rama flet ekskluzivisht për Report Tv: E vetmja armë efikase për të neutralizuar sëmundjen e rrezikshme

Pasi bëri vaksinën anti COVID, Kryeministri Rama foli ekskluzivisht për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku. 

"Duke pasur parasysh që jemi në një vonesë vetëm pak javore në raport me vendet më të mëdha, më të fuqishme, është vërtetë një arritje e rëndësishme për ne. Kjo është e vetmja arsye por duke parë që nga njëra anë ka burime konspiracioni  të hatashme dhe ka njerëz që bien pre e këtyre teorinë vendosa që siç kanë bërë kolegët e mi. E vetmja armë efikase për të neutralizuar sëmundjen e rrezikshme", tha Rama.

Ora 15:23
Kryeinfermierja e Infektivit, Merita Sefa: Shumë e lumtur që arrita te kjo ditë (VIDEO)

Kryeinfermierja e Infektivit, Merita Sefa, para se të bëjë vaksinën ka folur për mediat. Ajo është shprehur se është shumë e lumtur për këtë ditë.

"Shumë e lumtur që arrita te kjo ditë. Absolutisht nuk ka frikë nga vaksina"

Ora 15:20
Çomo e entuziazmuar pasi bëri vaksinën anti-COVID: S'e besonim... Ne jemi më të gëzuarit se jemi përballur me realitet të vështirë

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka qenë e para që do bëjë vaksinën anti-COVID në vendin tonë dhe fill pas saj ka qenë kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim pasi ka bërë vaksinën ajo u shpreh se është një kënaqësi e madhe, duke theksuar se u bë realitet diçka që nuk e besonin.

“Ishte kënaqësi shumë e madhe që u bë realitet, nuk e besonim por kur e prek realitetin me dorë... Ne jemi njerëzit më të gëzuar se kushdo tjetër se jemi përballur me një realitet shumë të vështirë”, tha Çomo.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 12/01/2021 09:21

    Po sikur ndegjova qe do beheshin 60 vaksina ne nje ore

    Përgjigju
  • ora news: 11/01/2021 18:59

    SALIUT NE VEND TE VAKSINES ,,FUTI NJE HELM E COJE NE BOTEN TJETER EDI RAMA DHE TE KULLOSE PERHERE....

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/01/2021 17:36

    Edo je gjigand!

    Përgjigju
  • Free: 11/01/2021 17:15

    kush nga kta shkencetaret tane zbuloi se vaksina parandalon virus se e pret cmimi nobel. Deri me sot vetem nje virus eshte zhdukur nga vaksinimi (small pox). Vaksina me virus te dobesuar trajnon sistemin imunitar te njohe virusin dhe si ta luftoje. Ato me vektor dhe mRNA shtojne nje instruksion ne ADN dhe eshte hera e pare qe perdoren. Ne cdo rast serisht duhet distance dhe kujdes pasi infektohesh dhe infekton te tjeret nje lloj. Ajo cfare mund te beje shteti ne kohe te tilla eshte permiresimi i dukshem i shendetesise dhe higjenes ne qytet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale