Filmi 'Memory' i regjisorit kosovar me
20 prill premierë botërore në SHBA

Filmi 'Memory' i regjisorit kosovar me<br />20 prill premierë botërore në SHBA
Një tjetër emër që lartëson filmin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Këtë herë është regjisori nga Kosova Ilirjan Himaj që përfaqëson kinematografinë tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u përzgjedhur pas një gare me mijëra filma nga e gjithë bota.
 
Do të jetë filmi me metrazh të shkurtër “Memory” i cili pritet të shfaqet premierë botërore në edicionin e 65-të të ‘Columbus Film & Video Festival’, në Ohio më datën 20 prill.
 
Fabula e filmit: Gjyshi del të blejë dhuratë për nipin, s'gjen rrugën për në shtëpi
Në qendër të këtij filmi është historia e një gjyshi që kushtëzohet prej dy “rrethanave”, dashurisë për nipin si dhe sëmundjes së Alzheimerit që e degdis rrugëve pa adresë.
 
Ne jemi shumë të kënaqur me këtë fakt meqë ka qenë në garë me mijëra filma të tjerë nga e gjithë bota. Filmi flet për një plak me Alzheimer i cili pasi del nga shtëpia për të blerë një dhuratë për nipin, nuk arrin të gjejë rrugën e kthimit për në shtëpi”, thotë Himaj për Shqiptarja.com.
 
“Columbus Film & Video Festival’ është edhe festivali më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë regjisori Himaj.
 
“‘Memory’, brenda javës do të shfaqet edhe në dy festivale të tjera, në edicionin e 50-të të “Humboldt Film Festival” në Kaliforni dhe në edicionin e 17-të të “Festival Internacional de Cine de Lanzarote” në Spanjë”.
 
Filmi me skenar dhe regji të Ilirjan Himaj  ka producentë Agron Shalën dhe Latif, ndërsa në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Xhevat Qorraj, Bibi Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi dhe Agron Shala.

memory

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar