Udhëheqësi i grupit militant mysliman shia Hezbollah ka bërë thirrje për protesta të reja në Liban kundër filmit që konsiderohet fyes për myslimanët. “ Myslimanet nuk duhet të qëndrojnë të heshtur përballë kësaj fyerje” u shpreh Sheikh Hassan Nasrallah . Në një fjalim të transmetuar në stacionin e TV të hezbollahut Al-Manar Sheik Nasrallah bëri thirrje për demonstrata që në ditët e para të kësaj jave.
Protesta e parë është parashikuar të mbahet sot pasdite në periferinë jugore të Bejrutit që është bastion i Hezbollah.Ai tha se pritet përfundimi i vizitës tre ditore të Papës për të folur rreth kësaj çështjeje.
"Ata që kanë bërë këtë film duhet të dënohen penalisht, përgjegjësi duhet të mbajnë dhe ata që qëndrojnë pas tyre dhe i përkrahin sic janë SHBA” tha Sheik Nasrallah. E gjithë bota myslimane ka shpërthyer në protesta kundër SHBA pas shfaqjes së këtij filmi amator në internet që cilësohet fyes për profetin Muhamed.
Në Karaci në Pakistan protestuesit u përpoqën të thyejnë barrierat mbrojtëse dhe të hyjnë në konsullatën amerikane. Policia përdori gaz lotsjellës dhe gurë kundër protestuesve. Mediat ndërkombëtare flasin për një protestues të vrarë dhe disa të plagosur. Grupime myslimanësh kanë protestuar dhe në vendet perëndimore. Protesta më e fundit u shënua ne Kopenhagn të Danimarkës si dhe jashtë konsullatës amerikanë në Amsterdam.
/Shqiptarja.com