Filmi "Falja e Gjakut", së
shpejti në kinematë italiane

Filmi shpejti në kinematë italiane">
ITALI - Shqipëria, një vend që prej dekadash ka qenë e izoluar nga bota për shkak të sistemit diktatorial, është kthyer tashmë në qendër të vëmendjes kinematografike të huaj, që do të sjellë në dritë zakonet e popujve ballkanikë, përfshirë edhe ata që i kanë rrënjët e tyre në traditat e lashta.

Filmi "Falja e Gjakut" do të shfaqet në kinematë italiane më 29 gusht, prodhim amerikano-shqiptar, fitues i çmimit " Ariu i Argjentë" në Berlin.

“Falja e Gjakut”, filmi i regjisorit amerikan Joshua Marston, i cili në kastin e tij ka vetëm aktorë shqiptarë, zbulon disa zakonet e vjetra të shqiptarëve, që në zonat e thella malore, duket se janë ende të pranishme. Dy të rinj janë “pre” e këtij mentaliteti, motër e vëlla jetojnë dramën e rinisë së mohuar.

“Personazhi” kryesor rreth të cilit vërtiten ngjarjet, është Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhja katërqindvjeçare e ligjeve të pashkruara por të mbartura brez pas brezi, të cilat përdorin gjakmarrjen si formë për të vënë drejtësinë.

17 vjeçari Nik dhe motra e tij Rudina, janë dy të rinj të cilët ëndërrojnë për një të ardhme të ngjashme me atë të moshatarëve të tyre evropianë. Nik, pasi të ketë përfunduar gjimnazin, dëshiron të hapë një qendër interneti, ndërsa Rudina ëndërron të vazhdojë studimet universitare. Mund të thuhet se ata janë dy adoleshentë krejt normal, por konteksti në të cilin jetojnë shënjon jetët e tyre.

Ngjarjet marrin jetë në një fshat të vogël, mes familjes së tyre dhe një bashkëfshatari tjetër, ku zënka mes tyre përfundon me vdekjen e fqinjit dhe me fajin që bie mbi të atin e adoleshentëve. Me fajin mbi supe, babai i tyre detyrohet të arratiset. Kanuni thotë së kush pëson një konflikt mund ta zgjidhi atë nëpërmjet ligjit të pashkruar “sy për sy, dhëmbë për dhëmbë”, në një nga anëtarët meshkuj të familjes që ka kryer krimin. Kështu, Nik ishte shënjestra e gjakmarrjes.

Për të ruajtur jetën e tij, djaloshi ishte i detyruar të qëndronte brenda 4 mureve të shtëpisë, ndërkohë që e motra, pas largimit të babait, duhet të lërë studimet dhe të fillojë një punë për të siguruar mbijetesën e të afërmve të saj.

Dy të rinjtë të cilit e ëndërronin të ardhmen të ngjashme me bashkëmoshatarët e tyre, gjenden viktima të ligjeve të pashkruara mesjetare të një kodi antik, që i detyron mizorisht të ndryshojnë jetët e tyre në mënyrë radikale.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë