Filmi i Anri Salës, mundësia
e vetme për ta parë në Tiranë 

Filmi i Anri Salës, mundësia <br />e vetme për ta parë në Tiranë 
TIRANE - Anri Sala sjell në Tiranë një film mjaft të veçantë, që tërhoqi gjithë vëmendjen e kritikëve verën e shkuar. Me titullin "1395 Ditë pa të Kuqen" (1395 Days Without Red), filmi do të shfaqet më 20 maj në ora 20:15 edhe për publikun shqiptar në Kinema Millenium në Tiranë.

Premierën botërore e shënoi vjet në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Mançesterit (2-17 korrik) ku filmi u shfaq në Whitworth Art Gallery (Mançester), krahas një numër projektesh prodhuar nga Artangel, filma dhe instalacione realizuar dekadën e fundit nga Francis Alÿs, Atom Egoyan dhe Catherine Yass.

Filmi është një bashkëpunim me Liri Begenë, prej një projekti të Šejla Kamerić dhe Anri Salës, në bashkëpunim me Ari Benjamin Meyres. Filmi e merr titullin nga një njoftim i lëshuar nga qeveria e Bosnjë-Hercegovinës gjatë rrethimit të Sarajevës, që lajmëronte qytetarët të mos vishnin asgjë me ngjyrë të kuqe apo të ndritshme që mund të rrezikonte të tërhiqte vëmendjen e kthehej në shenjë për qitësat serbë të pozicionuar në kodrat e qytetit.

Filmi gërsheton një seancë të përditshme provash të Orkestrës Filarmonike të Sarejevës me rrugëtimin e një instrumentisteje përmes qytetit të rrethuar drejt mbërritjes në prova. Ndërkohë që një seri vështirësish me tempo-n vënë në vështirësi provat e Patetike-s të Çajkovskit, rrugëtimi i gruas në qytet ndërpritet nga një sërë kryqëzimesh rrugore që rrethimi i ka shndrruar në rrugë pa krye të mundshme, pasi ato mund te sjellin vdekjn e rrugëtuesit për shkak të kanosjes nga qitësat. Në çdo kryqëzim ajo ndalet, mban frymën dhe vrapon. Pas çdo kryqëzimi ajo rimbushet me frymë dhe vazhdon. Frymëmbajtje, frymëlëshim: pjesëza kohe që shndërrohen në masa muzikore belbëzimi që e ndihmojnë të ecë përpara. Orkestra dhe belbëzimi i saj muzikor sintetizohen në një melodi të vetme, një muzike vazhdimësie dhe këmbëngulje përballë pengesave. Duke ndjekur personazhin hap pas hapi filmi përçon njw koreografi të re xhestesh dhe lwvizjesh që jeta prodhoi nën qytet-rrethim.

Kjo shfaqje e filmit për publikun shqiptar, do të jetë e dyta dhe e fundit në Tiranë, pas shfaqjes së parë që do të zhvillohet po atë ditë me të ftuar.

(ap/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Planeti përjetoi prillin më të nxehtë në histori, shkencëtarët paralajmërojnë: 2024 mund të thyejë rekordet e nxehtësisë për të dytin vit radhazi

Planeti përjetoi prillin më të nxehtë në histori, shkencëtarët paralajmërojnë: 2024 mund të thyejë rekordet e nxehtësisë për të dytin vit radhazi