Filmi i Anri Salës në Tiranë
"1395 ditë pa të Kuqen”

Filmi i Anri Salës në Tiranë<br />"1395 ditë pa të Kuqen”
1395 Ditë pa të Kuqen” mbërrin sot në Tiranë,  ku në prani të njërit prej autorëve të tij, pikërisht artistit shqiptar me banim në Paris, Anri Sala.  Filmi do të ketë dy projeksione ne kinema Millennium; i pari premierë me 250 të ftuar ndësa projeksioni I orës 20.15 do të jetë me hyrje të lirë për publikun. Pas projeksionit premierë, Anri Sala do të zhvillojë edhe një bisedë me të  ftuarit e premierës.  Filmi është i gjatë 45 minuta dhe është një realizuar nga  një projekt i Šejla Kameriæ dhe Anri Salës, në bashkëpunim me Ari Benjamin Meyres. Tema e tij është marrë një koha e luftës kur qeveria e Bosnjë-Hercegovinës gjatë rrethimit të Sarajevës lajmëronte qytetarët të mos vishnin asgjë me ngjyrë të kuqe apo të ndritshme sepse mund të  tërhiqnin vëmendjen snajperave serbë të pozicionuar në kodrat e qytetit. Ai ka në qendër të tij rrugëtimin e një instrumentisteje që duhet të shkojë në provat e përditshme të Orkestrës Filarmonike të Sarejevë. Ecja e saj nëpër rrugë të kryqëzuara është udhëtimi më i rrezikshëm që mund të imagjinohet. Nga çasti në çast ajo  mund të bjerë e vdekur nga plumbat e e snajperave. E në fakt pranë saj dëgjohen të shtëna çfarë nënkuptojnë se të tjerë njerëz kanë rënë viktima. Muzika e Cajkovskit e shoqëron rrugëtimin e muzikantes duke u shndërruar në bazën muzikore të filmit. Ndër të tjera kritika e huaj ka bërë qasje të stilit të Salës me stilin e Hickok, duke theksuar lojën e fortë që artisti bën me frikën dhe ankthin. “Ky është terror i vërtetë, frikë reale. Në fund të filmilt kuptova që isha djersitur” shkruan Richard Dorment.  Në rolin e instrumentistes luan aktorja Maribel Verdú e cila është e njohur për rolin e Mirandës në filmin “Tetro”të regjisorit  Francis Ford Coppola, shfaqur në Shqipëri gjatë Festivali ndërkobmëtarë të Durrësit. Aktualisht filmi do te vazhdojë të projektohet në qendrën Pompidou, (Paris)ndërsa për herë të parë filmi u shfaq në korrik 2011, në Festivali Ndërkombëtar të Mançesterit.
(Marre nga FUNDJAVA, suplement i Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut