Filmi i Gentian Koçit, kandidat në ‘OSCARS’ 2023! Historia e binjakëve që nuk dëgjojnë nga sot në kinema, regjisori: Frymëzohet në ngjarje të vërtetë

 

Është kandidatura e Shqipërisë në “Oscars 2023”. “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji e skenar të Gentian Koçit, pas premierës botërore në Festivain Ndërkombëtar të Tallin-it (Tallinn Black Nights Film Festival, PÖFF), vjen në kinematë e Tiranës. Është dedikim për babain e tij. Për regjisorin kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë ngjarje, pas sprovës me  “Dita zë fill”.

“Kur kam dëgjuar për këtë sinops, sepse kjo, frymëzohet nga një histori e vërtetë dhe çdo gjë që ju keni parë është ‘fiction’. Vetëm një ‘log-line’ Kam dëgjuar për historinë e vërtetë, që nuk ka ndodhur në Shqipëri, është në një shtet tjetër Evropian dhe u dashurova me këtë histori dhe doja ta bëja skenar”, thotë regjisori e skenaristi Gentian Koçi.  

Historia e dy binjakëve që nuk dëgjojnë, e më pas humbasin gradualisht edhe kontaktin vizual me botën, duke shpalosur dramën e sfidat e personave me aftësi ndryshe, sjell në Shqipëri dy aktorët binjak monozigot Rafael and Edgar Morais nga Portugalia, të cilat regjisori i përzgjodhi përmes një konkursi ndërkombëtar që e mbajti gjatë kohës së izolimit pandemik. Dy aktorët kanë kaluar mbi 6 muaj duke u trajnuar për gjuhën shqip të shenjave, deri në verë të 2021 kur do të nisnin dhe xhirimet. E rrëfejnë se zgjedhja që të dy të luajnë si vëllezër binjak, vjen për shkak të skenarit, e ndjeshmërisë që autori ka treguar në trajtimin e tij.

Nga ana tjetër regjisori rrëfen të ketë bërë një punë të thellë kërkimore. Vëzhgime të mënyrës së komunikimit, të botës psikologjike, shpirtërore të personave me aftësi ndryshe.

“Kur bëhet fjalë për të interpretuar persona që nuk dëgjojnë apo nuk shikojnë është e nevojshme që të vëzhgosh, të qëndrosh me njerëz të tillë. Ne përpos se mësuam gjuhën e shenjave shqip me ANAD, ne vendosëm një maskë që bllokonte shikimin duke ecur, darkuar në Tiranë si të verbër. Dhe ndenjëm mbi dy javë pa folur...” thotë aktori Rafael Morais (Agimi në film)

“Pastaj pjesa tjetër vjen prej aktrimit. Të jesh pjesë e kinematografisë do të thotë të jesh i aftë të kuptosh, të krijosh dhe të përfaqësosh personazhet”, thotë Edgar Morais, në rol Gëzimi.

Personazhi i Anës, i luajtur nga aktorja nga Kosova Drita Kabashi, bëhet figura mbështetëse e dy binjakëve në film. 

“Sfida më e madhe ka qenë të arrish thellësinë e emocioneve”, thotë ndër të tjera ajo.

Ngjarjet, siç rrëfen regjisori ambientohen në Tiranën e ditëve të sotme.

“Unë mendoj që çdo gjë që ju shikoni në film është Tirana e ditëve të sotme. Sigurisht unë kam zgjedhur një pjesë të Tiranës që dua të tregoj, sepse dua të fokusohem më shumë tek historia, tek karakteret. Patjetër që apartamenti ka qenë një kërkesë estetikja e imja e fortë dhe me Blerinën (B. Hankollari, producente) kemi hequr shumë për ta hequr shumë për ta gjetur atë apartament. Sot nuk ekziston më. Kjo për të thënë se ka ekzistuar një lloj arkitekture e tillë në Tiranë, që po zhduket dita ditës.”, thotë më tej regjisori.

Ndonëse me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Filmit, Koçi flet me rezerva për ndihmën e Ministrisë së Kulturë sa i përket fushatës së nevojshme për produksionin.

“Problemi që ka ky projekt në aspektin e Oscar-it është që nuk ka marrë financim për fushatën dhe marketingun ndërkombëtar të OSCARS, në Los Angeles”, shprehet regjisori.

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që u shpall fitues në garën dhe me të tjera prodhime kinematografike është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë). Është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet