Filmi kosovar në TIFF, skenaristi:
Si u bë biznes me dëshmorët e UÇK

Filmi kosovar në TIFF, skenaristi:<br />Si u bë biznes me dëshmorët e UÇK
"Home Sweet Home", filmi që flet për Kosovën e pasluftës i regjisorit Faton Bajraktari çeli mbrëmjen e së enjtes edicionin e 14 të Tirana Internacional Film Festival.
 
Nata e parë e festivalit të filmit në Tiranë është shënuar me pjesëmarrjen e artistëve dhe regjisorëve të huaj, por edhe të personaliteteve të kinemasë e letrave shqipe.
 
“Home Sweet Home’ rrëfen historinë e Agronit që mendohej i vrarë në luftë dhe pasi kthehet në shtëpi përballe me faktin se emri i tij është keqpërdorur për përfitime personale.
 
Familja merr një ndihmë financiare si familje e dëshmorit. Jo pak përfitime kanë edhe ata që luftuan me të.
 
Një biznes me të rënët në luftë do ta quante ndryshe skenaristi i filmit këtë situatë.

Ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në Kosovë, kanë qenë me mijëra të zhdukur rreth 3 mijë dhe matrapazë të caktuar kanë bërë lojëra dhe biznese me ato eshtra.
 
U kanë ofruar familjeve gjoja mundësinë e komunikimit me njerëz që nuk kanë ekzistuar që kanë qenë të vdekur dhe në fund kanë dhënë gjithçka dhe në fund u ka sjellë eshtrat e tyre
" deklaroi ai.

Më tej regjisori Faton Bajraktari flet edhe për përzgjedhjen e filmit në garën e Oscar 2017 dhe shpresat për një fitore të mundshme.

Filmi ka pasur premierë botërore në festivalin e kategorisë A tani i propozuar nga Kosova për filmin OSCAR, tani është pjesëmarrës në disa festivale prestigjioze ndërkombëtare”.

Filmi Home Sweet Home ku luajnë aktorët e njohur, si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi ka emocionuar të pranishmit dhe është një film provokues, që në pamje të parë duket sikur çmitizon heroizmin e luftës në Kosovë.

[gallery]19478[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin