Filmi “Burrneshat” fiton çmim në
Tribeca Film Festival...25 mijë euro

Filmi “Burrneshat” fiton çmim në<br />Tribeca Film Festival...25 mijë euro
TIRANE- Filmi “Burrneshat” një bashkëproduksion i Shqipërisë, Kosovës, Zvicrës, Italisë dhe Gjermanisë është shpërblyer me çmimin “Nora Ephron Prize”, i cili ka vlerën prej 25 mijë eurosh.

Pas shumë ditëve të maratonës filmike në festivalin Tribeca Film Festival, që u mbajt nga 15-26 prill, dita e enjte ka shënuar natën e fundit të festivalit, ku edhe janë ndarë çmimet e shumëpritura. Juria ka surprizuar protagonistët e filmit “Burrneshat”, ndërsa ka bërë edhe një vlerësim të veçantë për filmin me temë shqiptare, ku është shprehur se filmi prek temën e gjinisë dhe shtypjes në një mënyrë që vetë juria nuk e ka parë askund më parë.

“Filmi vazhdimisht na befason dhe na bën t’i diskutojmë edhe pozicionet tona me anë të një nuance plot vetëbesim e pasion, me minuta filmike që tregojnë respekt për audiencën”, shkruhet në komentin e jurisë.

Veç filmit “Burrneshat”, fituesi absolut ka qenë filmi “Virgin Mountain”, një produksion i Danimarkës dhe Holandës, i cili ka marrë tri çmime dhe filmi danez “Bridgend” me po ashtu tri çmime.

“Burrneshat” është një film me regji të Laura Bispurit ku luajnë edhe aktorët kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj, krahas emrave si aktorja italiane Alba Rohrëacher, Lars Eidinger e Emily Ferratello.

“Burrneshat” në fillim të prillit mori çmimin “Firebird Aëard”, që është kryesori në garën e filmbërësve të rinj të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong.
Në “Tribeca Film Festival”, ”Burrneshat” ishte në garë në kategorinë “World Narrative Feature Competition”, përkrah me filmat të tillë si “The Adderall Diares” të regjisores Pamela Romanowsky (me protagonist James Franco), “Franny” nën regji të Andreë Renzit, që ka protagonist aktorin Richard Gere, “Men Go to Battle” nën regji të Zachary Treitz, “Dixieland” nën regji të Hank Bedford etj. Në shkurt “Burrneshat”, që është bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, pati premierën në “Berlinale”.

Festivali i Filmit Tribeca u themelua në 2002 nga Robert De Niro, Jane Rosenthal dhe Craig Hatkoff, si një përgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit, 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe pas pasojave që shkaktoi në lagjen Tribeca në Manhattanin e Poshtëm. Festivali i Filmit Tribeca u themelua me synimin për të shpallur New York City-n si një qendër të madhe të filmave dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen e Manhattan-it.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023