Ky film është dhënë një vit më parë dhe është vlerësuar nga kritika dhe mediat. Janë vlerësuar në këtë film edhe interpretimet e aktorëve që kanë rolet kryesore si Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Kasëm Hoxha dhe Mirela Naska.
Kjodian Keco ka krijuar profilin e një personazhi të gjallë, jetësor dhe shumëdimesional. Ky është një nga vlerësimet e kritikës për lojën e aktores kryesore që luan rolin e një gruaje që nuk flet e nuk dëgjon, por është inteligjente dhe me karaktere të fortë.
Aktorja Klodjana Keco ka tërhoqur çmimin e kritikës në Otranto Film Fund Festival. Ajo e vlerësoi si një ogur të mirë për konkurrimin e këtij filmi në Oscar
Filmi është një bashkëprodhim në mes të Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Greqisë dhe trajton një dramë familjare në një nga zonat e varfra të Shqipërisë edhe pse me pasuri të çmuara nëntokësore. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Bulqizë, vend i njohur për minierat e kromit nga dhe regjisori ka zgjedhur ta quaj filmin Krom.
Ngjarjet ne filmin "Krom"
Filmi rrëfen sesi një nënë memece, pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten, duke kaluar një adoleshencë të vështirë, ndjehet keq kur një mashkull hyn në jetën e nënës së tij dhe ndjenja e krenarisë, e pavarësisë e çon atë të kërkojë punë në minierën e “Kromit”. fIlmi është i pasur me detaje fotografike me pamje të një miniere ku gra dhe fëmijë mbledhin copat e mineralit.
Në sytë e adoleshentit Adi, jeta nis të zgjerohet. Ai krijon miqësi edhe me mësuesen e tij të matematikës një rock-ere që është rebeluar dhe ka ikur nga shtëpia, ndërsa punon mësuese larg Tiranës. Pak çaste në jetë ajo i bëhet personazhit Adi (që e luan bukur Fredjon Ruçi) si një engjëll që e ndihmon të gjej rrugën e tij, ku në film nuk mungon edhe tendosja e shqetësimi i lindjes së një flirti mes tyre, por as roli i një mësueseje. Ajo i mëson të kundërtën e rrugës që ka ndjekur vetë, rrugën e drejtë, të mos braktis prindërit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)