Filmi bardhë e zi “Pas Vdekjes” i regjisorit Kujtim Çashku shfaqet sot në mbrëmje në orën 18:00 tek “Reja” e bardhë e japonezit Fujimoto.
Filmi është një prodhim i vitit 1980 të Kinostudios “Shqipëria e re”. Për një ditë të vetme ky film do të bëhet pjesë e instalacionit të artit të ngritur në oborrin e Galerisë Kombëtare.
“Pas vdekjes” është ekranizuar sipas veprës “Klubi i Selanikut” të Çajupit, që e shkroi në vitin 1908. Filmi satirizon dëshirën për famë e pavdekësi të pseudopatriotëve, që spikat veçanërisht me lojën e Zenelit, shërbyesit të Skëndo beut, interpretuar kaq bukur nga Robert Ndrenika.
Përmes këtij filmi publikut do t’i afrohet edhe loja dinamike e aktorëve më të njohur shqiptarë si Kadri Roshi në rolin e Adhamudhit e Pavlina Mani, në rolin e Lulushes.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
sot te “Reja” e Fujimotos">