Filmi “Tomka dhe shokët e tij” 
shfaqet të shtunën në Amerikë

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” <br />shfaqet të shtunën në Amerikë
Të shtunën e 19 shtatorit “Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqet në Kolegjin Triniti të Hartfordit në Konektikat të Shteteve të Bashkuara. Filmi i vitit 1977 i regjisores Xhanfise Keko udhëton drejt tokës amerikane në kuadër të Projektit të Kinemasë Shqiptare, që synon të ruajë trashëgiminë kinematografike të vendit tonë. Flurans Ilia, një nga fëmijët aktorë, do t’u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve pas shfaqjes së filmit.

Në shtetin e Konektikatit jeton një bashkësi e madhe shqiptarësh, të vendosur më së shumti në qytetin e Uotërbërit. Filmat e regjisores së madhe Xhanfise Keko janë vleërësuar gjatë shfaqjeve në kinematë botërore nga kineastë të njohur. Mark Cousins në revistën SIGHT & SOUND  - Janar 2013 në një artikul, me titullin “Toka e panjohur” shkruan se “filmi i saj “Tomka dhe shokët e tij” është realizuar në vitin 1977, pas shkëputjes së Shqipërisë nga Kina (Hoxha u zemërua përse Kina mikpriti Niksonin). Ai flet për fëmijët, sikurse shumë nga filmat e tjerë të saj, dhe është më i freskët se “Vjedhësi i biçikletave”.

Me subjektin gjatë Luftës së II Botërore, ai ndjek një grup fëmijësh, të cilëve nazistët u kishin zënë fushën e futbollit. Filmi ka një natyralizëm dokumentar, kuadratimi akademik është i bukur dhe mizanskena është mjeshtërore. Couins vlerëson regjisoren dhe aktoreët e vegjël që luajnë në këtë film duke e radhitur me filmat më të realizuar. “Tomka dhe shokët e tij” të kujton filmin “Emili dhe dedektivët”.

Portretet e fëmijëve janë edhe shkaku përse unë jam pjesë e projektit të kinemasë shqiptare. Në këto arkiva ka thesare që duhen shpëtuar dhe shpërndarë. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” është në gjendje shumë të mirë, e pra çfarë na ka penguar të mos e shohim prej 40 vjetësh? Sigurisht, mentaliteti i mbyllur i Hoxhës, por edhe mungesa e përkthimit me subtitra, sikurse mungesa e interesit real të të huajve për këtë tokë të panjohur (terra incognita), shkruan kienasti i njohur dhe kritiku i artit Mark Cousins.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari