Filmi “Tuneli” me Ndrenikën e
Petrovckin shfaqet në Prishtinë

Filmi “Tuneli” me Ndrenikën e<br />Petrovckin shfaqet në Prishtinë<br>
Filmi “Tuneli” me regji dhe skenar të Ilir Harxhit dhe me një kast të zgjedhur aktorësh, ndër ta Robert Ndrenika dhe Evner Petrovci, do të shkojë të shfaqet në Kosovë. Pas premierës që është dhënë këto ditë në Tiranë, “Tuneli” do të shfaqet në Kinemanë ABC në Prishtinë në orën 20:00.

Ky film bën fjalë për një aktivist politik që plagoset gjatë një demonstrate kur partia e tij ishte në opozitë. Ai arrin të punësohet si shofer personal, kur udhëheqësi i partisë bëhet kryeministër.

Dy miqtë e tij të vendlindjes, njëri anëtar i parlamentit dhe tjetri kryetar i komunës, e nxisin për të siguruar fonde për një projekt të ndërtimit të një tuneli në zonën e tyre. Ata kanë ndërtuar një plan me shumë kujdes për t’u pasuruar me këtë projekt, pa qenë Vahiti pjesë e këtij mashtrimi.

Në këtë film që zgjat plot 85 minuta luajnë aktorët Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Sokol Angjeli, Arben Derhemi, Markela Dede,Naum Shundi e Mehdi Malka. Dilmi është produksion i Idea Film.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur