Filmi për Gërdecin, skenat kryesore të
'War Dogs' zhvillohen në Shqipëri VD

Filmi “War Dogs,” i cili tregon historinë e dy trafikantëve të armëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, është shfaqur disa ditë më parë në kinematë amerikane.
 
Por, ndryshe nga sa është thënë më parë, Shqipëria mesa duket nuk ka qenë thjesht një moment i shkurtër, apo një ngjarje në sfond të filmit, pasi një pjesë e madhe e ngjarjeve zhvillohet pikërisht në vendin tonë.
 
Më poshtë janë disa momente nga skenat kryesore, të cilat zhvillohen në Shqipëri, ose flasin për persona të njohur shqiptarë të përfshirë në trafikun e armëve, që shkaktoi edhe tragjedinë e Gërdecit.
 
Madje, skena hapëse e filmit “War Dogs” është pikërisht në Shqipëri, dhe tregon momentin kur David Packouz është rrëmbyer nga një bandë shqiptarësh për llogari të trafikantit tjetër të njohur, Henry Girard, për shkak të konflikteve gjatë biznesit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!