Filmi ‘Policë për Kokë’ shënon premierën, Xhelilaj e Bylyku si dedektiv, Bajraktaraj si ministër! Të pranishëm edhe politikanë e biznesmenë

Mbrëmjen e së mërkurës pritja e gjatë e premierës “Policë për kokë” në kinema ‘Milenium’ shndërrohet në një festë, ku bëhen bashkë personazhe të kulturës, showbizit por edhe politikës e biznesit...

Të pranishmit e shumtë në numër, bëjnë që filmi të shfaqet edhe në ambientet e jashtme të kinemasë Nik Xhelilaj e Olsi Bylylku, dy protagonistët e përzgjedhur nga regjisori i ri Aldo Marku, janë motori i jetësimit të historisë së investigimit për krimin e organizuar e korrupsionin, në zhanrin aksion-komedi.

Të dy aktorët kryesorë para premierës nuk i fshehin emocionet, edhe pse ky do të jetë i pari ballafaqim me punën e bërë, tashmë në radhët e spektatorëve. Dy investiguesit kontrovers, i shkojnë pas zbardhjes së vjedhjes së përgjakshme të një valixheje, pas së cilës pleksen banka, biznesi, politika, e ndoshta edhe drejtësia... Aktori Arben Bajraktaraj i është bashkuar kastit, nën petkat e ministrit të drejtësisë, që orët nuk i ka fort të qeta...

I xhiruar për 30 ditë  e ambientuar në Shqipëri, filmi ka pjesë të tijën një galeri personazhesh të larmishëm, si sportisti i arteve marciale Ervis Bici, aktori Alfred Trebicka, Bujar Asqeriu, ndonëse në një rol periferik, shfaqet sopranoja Eva Golemi, e madje pjesë e kastit, janë edhe figura mediatike... Filmi shfaqet përgjatë këtyre ditëve në kinema, ndërsa të ardhmen e tij, aktorët e shohin me optimizëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen