Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover

Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover

Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

Por, e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si Lethal Weapon (me Mel Gibson), The Color Purple, Predator 2, Saw etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.

Me regjinë e jashtëzakonshme të Fatmir Dogës, filmi sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar. Për të, dashuria për vendin është më e fortë se interesat e atyre që nuk kanë atdhe në zemër. Roli kryesor i është besuar aktorit të talentuar Klodian Hoxha, ndërsa në role të tjera përfshihen edhe aktorë të tjerë të njohur të filmit shqiptar, si Romir Zalla, Gert Ferra, Marin Hoxha, Adriana Tolka, Sara Smaja, Desada Xhihani etj.

Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë për publikun shqiptar në 10 Tetor në Cineplexx në TEG, e më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?