Dalin në shitje biletat për ‘Prokurori-n’! Filmi shqiptar ku luan edhe aktori i njohur hollivudian

Dalin në shitje biletat për ‘Prokurori-n’! Filmi shqiptar ku luan edhe aktori i njohur  hollivudian

Danny Glover dhe Erion Veliaj

Ka nisur shitja e biletave në Shqipëri dhe Kosovë për filmin shqiptar me titullin ‘Prokurori’ ku do të luajë edhe aktori amerikan Danny Glover.

‘Prokurori’ (The Prosecutor), do të jetë premierë për herë të parë në Tiranë më 10 tetor. Ky serial, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik.

Ajo që e bën këtë serial të veçantë është pjesëmarrja e aktorit të hollivudian Danny Glover, i njohur për rolet e tij ikonike në filma si Lethal Weapon, The Color Purple dhe Saw.

Në serial, Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi në Shqipëri.

Për adhuruesit e kinemasë shqiptare dhe ndërkombëtare, biletat kanë dalë në shitje, dhe mund të blihen online ose fizikisht në kinemanë Cineplexx në Shqipëri dhe Kosovë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor