Filmi "Taken 2", propagandë
e qëllimshme antishqiptare

Filmi "Taken 2", propagandë<br />e qëllimshme antishqiptare
SHBA - Seria e dytë e filmit "Taken 2" që pritet të shfaqet në 5 tetor 2012 ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, artistik dhe në blogje kanë nisur komentet kundër skenarit të qëllimshëm nga shumë të rinj e të reja. Megjithëse është një produksion i dy vendeve, Francës dhe SHBA, filmi jepet në gjuhën angleze. "Taken 2" ka kushtuar jo pak. Për filmin janë derdhur $80 milion dollarë. Filmi "Taken 2", ka ngjallur nevojën e një reagimi kolektiv kundër një albanofobie të qëllimshme, që është vënë re në filma të ndryshëm të të huajve për Shqipërinë. Askush nga shqiptarët nuk e ka harrur serinë e parë të filmit "Taken" me protagonistin Liam Neeson i cili shpëton vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë. Madje është përfolur edhe fakti që rolin e rrëmbyesit e luante një aktor i njohur me origjinë kosovare, Arben Bajraktari, i cili është tërhequr nga skena në serinë e dytë. Bajraktari njihet si një aktor ambicioz, ku është përfolur edhe për rolet e filmit "Harry Potter". Ai e ka anashkaluar gjithmonë përgjigjen në intervista për këtë film. Meqenëse nuk paraqitet në pjesën e dytë, për të ka qenë një reflektim kundër një skenari diskriminues për shqiptarët, por kjo nuk ka penguar producentët dhe regjisorin që në këtë film të shtojnë dozat e aksionve të egra, ku si gjithmonë e mira fiton mbi të keqen dhe e keqja është një shqiptar që rrëmben me dhunë, për prostitucion, një vajzë franceze. Pra, më 5 Tetor 2012 është parashikuar dalja e filmit nëpër kinematë botërore, në të cilin, babai i Markos nga Tropoja, me emrin Murad, i vrarë në filmin e parë, betohet për hakmarrje.

Sajime skenash të qëllimshme
Që në skenar shfaqet predispozita për një propagandë antishqiptare, një fobi ndaj emigrantëve që tenton të na paraqesë si kriminelë të egër që rrëmbejnë vajzat e reja për` t'i shitur si prostituta. Edhe nëse ka ndodhur kjo, siç tregojnë kronikat dhe që nuk bëhet vetëm nga shqiptarët, por edhe nga italianë e francez, pavarësisht emigracionit në kushte diskriminuese në këto vende, nuk janë dëgjuar raste të rrëmbejnë vajzat e huaja, franceze ose angleze. Tashmë, nëse ndjek videon me serialin "Taken 2" të frikëson rrëmbyesi shqiptar dhe të duken të pabesueshme skenat. Të habit fakti që aktori që luan quhet Murad, një emër jo shqiptar, por i përdorur qëllimisht për të na paraqitur si vend tipik islamikë, ka një synim shprehës. Por edhe që të luhet nga një aktor serb, kur i biri ka emrin Marko, nuk është se ndodh. Vizatimi i personazheve duket i qëllimshëm nga skenaristët.

MINAROLLI: TE NDALET IMAZHI I MANIPULUAR
Në serinë e parë "Taken" ka lujatur një aktor me origjinë kosovare. Unë e kam takuar atë dhe e kam biseduar si shqetësim dhe më vjen shumë mire që nuk ka vijuar me serinë e dytë. Unë jam absolutisht kundër te përdorimit të personazheve që përfaqësojnë një komb të cilët njihem vetëm me opinione dhe jo duke zbuluar ato vende konkretisht. Kjo nuk është mirë kur bëhet nga shoqëritë e civilizuar si Franca dhe SHBA. Di qe pjesën më të madhe të xhirimeve e ka bërë në Francë. Kjo është një lojë e shëmtuar, që ka një synim të stisë e të bëjë opinione që janë krijuar në mënyrë sipërfaqësore, vetëm duke pasur parasysh një ide të përgjithshme nga vende të Ballkanit si Serbia, Maqedonia apo të tjera. Zakonisht kështu është vepruar me Shqipërinë, nuk është bërë përpjekje për ta njohur të vërtetën e saj konkretisht dhe kjo ka vonuar edhe futjen e saj në BE. Më duket një mënyrë e ulët kjo paraqitje e imazhit, me të tilla imazhe jo tipike dhe të hiperbolizuara duke theksuar të keqen. Kështu më duket se u bihet më qafë vendeve të vogla dhe sidomos vendit tonë që kërkon të integrohet në Europë. Ka këtu një përpunim dhe imagjinatë regjisoriale që mbështetet mbi opinione dhe zakonisht mbi opsione diskriminuese që mund të serviren nga fqinjët, apo të huajt që pengojnë Shqipërinë si një vend i vogël të integrohet. Filmi nuk është i nivelit të lartë. Është komercial, i kategorisë b, triller. Këta janë filma merkati, nuk përfaqësojnë vlera krijuese, por kanë shumë shikues. Bëhen për arsye biznesi, përfitimi. Duhet të bëjmë një protestë civile, duhet ndalur imazhi i manipuluar

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin