Filmi shqiptar "Delegacioni" i Bujar Alimanit fiton çmimin e madh në Festivalin e Varshavës 

Filmi shqiptar

Warsaw International Film Festival

Filmi shqiptar “Delegacioni” me skenar te Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit shpallet fitues i "Çmimit të madh" (Warsaw Grand Prix)në Festivalin e 34-t të Filmit të Varshavës. Gjithashtu, filmi vlerësohet dhe me çmimin "special të jurisë" (çmimi ekumenik).

Ngjarjet e filmit “Delegacioni” zhvillohen në vitet 1989-‘90. Në Tiranë ka ardhur një delegacion evropian për të parë nga afër se si po zhvillohen reformat demokratike, që ka marrë qeveria. Këto reforma janë kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE).

Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten… Por, ngjarjet në film marrin tjetër rrjedh… Aktorët që luajnë janë: Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha etj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare