Filmi shqiptar "Shok", 'shokon
në Oscar, kandidat për çmim

Filmi shqiptar "Shok", 'shokon<br />në Oscar, kandidat për çmim
Filmi “Shok”, një bashkëprodhim britaniko-kosovar, është një hap më pranë çmimeve “Oscar”. Eebsite i famshëm “Deadline” ka bërë një analizë të të gjithë filmave duke parashikuar fituesit për secilën kategori dhe sipas tyre, filmi ‘Shok’ ka potencialin e duhur për t’i ‘shokuar’ të gjithë.

Në mesin e gjithë filmave të nominuar, gjatë një mbrëmje gala, që shënon dhe mbylljen e votimit në Akademinë “Oscar”, mbrëmjen e së martës në Los Anxhelos është shfaqur edhe filmi “Shok”.

Shfaqja e filmit është pasuar me një seancë pyetje-përgjigje me ekipin e “Shok”, ku regjisori Donoughue, ndër të tjera ka ndarë me publikun përshtypjet e tij për Kosovën .

“Nuk kam ditur asgjë për Kosovën dhe në vitin 2010 e vizitova vendin për tri ditë…pesë javë më vonë ende isha në Kosovë dhe nuk mund të fluturoja  pas...”, tha regjisori.

Filmi “Shok” me regji të britanikut, Jamie Donoughue, me aktorët kosovarë Eshref Durmishi, Lum Veseli, Andi Bajgora, Astrit Kabashi, Aurita Agushi e të tjerë, që në premierën ndërkombëtare, në Aspen Film Festival, mori tri çmime përfshi drama më e mirë dhe çmimin e audiencës. Ndërsa është shpërblyer në disa festivale të njohura si DC Shorts, Holly Shorts, Manhattan Shorts, Interfilm Berlin e të tjera.
filmi shok
filmi shok
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme