Nusja që kishte vrarë vjehrrën në Tiranë, por që më pas kjo vdekje ishte përcjellë si e ardhur nga shkaqet natyrore, bëri që katër persona të përfundonin në pranga javën e kaluar.

Mes tyre ishte bashkëshorti i viktimës dhe hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit kishte regjistruar me video dëshminë e nuses që i ishte rrëfyer për vrasjen e tmerrshme me fotoksinë të vjehrrës, dhe më pas ia kishte raportuar këtë bashkëshortit të viktimës. Por si hoxha ashtu edhe burri i të ndjerës, nuk kishin denoncuar në organët e drejtësisë dhe e kishin fshehur krimin.

Top Channel raporton sot se Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka pezulluar hoxhën që u akuzua për fshehje të krimit.

Hysen Shehu shërbente në xhaminë në Qytetin Studenti në Tiranë, por praktikonte edhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme në banese ku edhe regjistroi rrëfimin e nuses që vrau vjehrrën duke e helmuar me fostoksinë.

s.k/Shqiptarja.com