Filmonte çiftin në "Lungomare"
kameramani bie në pusetë/VIDEO

Një kameraman që po filmonte një çift të sapomartuarish me dron në “LungoMaren” e Vlorës është zhdukur në një pusetë aty.

Lajmin e bën të ditur vetë ai, duke dërguar videon te “Nisma Thurje”.

Ai shkruan se ra në pusetë i tëri, pasi ato nuk kanë kapakë. Kameramani, ka lënë edhe një mesazh.

MESAZHI
Pershendetje Nisma. Une qe po ju shkruaj jam nje nga tre cunat qe duken ne video ne krahun e majte te ciftit. Isha duke xhiruar me dron dhe duke ecur mbrapa rashe ne pusete (sic duket qarte ne video).

U vrava te kemba e krahu por me ruajti Zoti se aty kishte hekura. Edhe pse jam i gjate, u mbulova i teri ne uje dhe telefoni e telekomanda e dronit me mbeten aty. Ishte me shume se 120 cm uje dhe ju siguroj qe nese kishte rene nje femije, do te ishte mbytur aty.

Si ka mundesi qe te jene kaq te papergjegjshem keta qe drejtojne? SI inagurohen e hapen keto sheshe kur ka gropa qe mund te te marrin jeten dhe asnje sinjalistike? Po sikur te kishte rene ndonje femije? A nuk u mjaftoi nje jete qe e morren per shkak te ketyre gropave?


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen