KORÇË - Kreu i ri i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka shkruar në faqen e tij në Facebook pas rezultatit zgjedhor që e shpalli atë në krye të bashkisë.

Ai ka falenderuar bashkëqytetarët e tij, të cilët, sipas tij, "me mençuri e drejtuan votën e tyre drejt interesave të qytetit" dhe ku "fitoi Korça", "sot është koha për Korçën", "per ta bërë Korçën tonë të dashur një qytet model, më të bukurin dhe më europianin në Shqiperi" etj.

Filo ka theksuar se si kryebashkiak i qytetit ndien pergjegjesi morale dhe detyrim jo vetem para atyre qe e votuan, por para gjithe qytetareve pa asnje dallim. "Qyteti nuk ka ngjyrat e politikes dhe ne e kemi treguar se nese punon me dashuri dhe perkushtim, nese e projekton qytetin ne rrugen e zhvillimit, mbeshtetja dhe perkrahja nuk eshte dicka qe duhet te kerkohet, por ajo te vjen natyrshem, nga te gjithe".

Pasi ka thënë se sfida jone me e madhe do te jene problemet qe ende duan zgjidhje ne qytet, Filo ka shtuar se "ajo çka ne kemi bere dhe do te vazhdojme te bejme per qytetin, ushqehet nga dashuria per Korcen, prandaj dhe eshte kaq e vertetete dhe konkretete".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)