Finalistët e Champions, 27 nga 30
të fituara, Alves, njeriu i finaleve

Finalistët e Champions, 27 nga 30<br />të fituara, Alves, njeriu i finaleve
Dani Alves njeriu i finaleve. Mbrojtësi i Juventusit i transferuar me parametra zero tek bardhezinjtë, mund të konsiderohet një super goditje nga ana e drejtuesve të klubit Torinez.

Deciziv me golin e realizuar kundër Lazios, në finalen e Kupës së Italisë. Karriera e tij ne nivel skuadrash europiane nisi tek Siviglia, më pas Barcelona dhe së fundmi Juventusi.

33-vjeçari numëron plot 27 finale të fituara nga 30 të luajtura. Një shirit i gjatë rekordesh. Krahu i djathë i repartit të prapavijës është në duar të sigurta, të shumta janë krosimet që vijnë nga ai krah, asistet, por edhe golat. Në finalen e madhe të Champions League, kundër Realit të Madridit, Dani Alves është asi nën mëngë për trajnerin e bardhezinjve Masimiliano Allegri.

Një listë e gjatë titujsh të fituar nga braziliani duke nisur që me 6 kampionate në La Liga me fanellën e Barcelonës, 4 Kupa Mbreti, 5 SuperKupa të Spanjës, 2 Kupa Uefa, 4 SuperKupa Europiane, 3 Champios, 3 Botërore Klubesh dhe së fundmi 1 Kupë Italie me Juventusin që me gjasa do të pasohet edhe me 2 trofe të tjerë. Në nivele klubesh 28 trofe, por nëse në listën e sukseseve rendisim edhe 2 Kupa Konfederatash më Kombëtaren e Brazilit dhe 1 Kupë Amerike, atëherë trofetë e ngritur shkojnë në 31.

Shifra që ai mbart mbi vete janë të jashtëzakonshme për një futbollist, i cili duket ka ende shumë për të dhënë në fushën e blertë.

Cristiano Ronaldo

Juventusi është i paralajmëruar. Kur mbeten edhe pak javë nga finalja e Championsit që do të luhet  në Cardiff mes bardhezinjëve dhe Realit të Madridit, Los Blancos mund të krenohen me formën e mrekullueshme të Cristiano Ronaldos.

Fituesi i Topit të Artë po kalon një moment vërtetë të artë me Ronaldon që është duke udhëhequr Realin drejt një fundi sezoni fantastik me golat dhe paraqitjet e tij në fushë. Ky i dy muajve të fundit është ndoshta Cristiano më i mirë i të gjitha kohërave. Në moshën 32-vjecare, CR7, po shfaqet më deciziv se kurrë për Los Blancos që synojnë ta mbyllin sezonin me dy trofe La Ligan dhe Championsin.

Në Vigo ndaj Celtës, Ronaldo shënoi një dygolësh për ta afruar skuadrën e Zidane gjithnjë e më shumë me fitimin e titullit kampion. Vetëm në muajin e fundit, 4-herë fituesi i Topit të Artë, ka realizuar plot 13 gola. Mes viktimave rë preferuara të CR7-tës, janë edhe Bayern i Mynihut dhe Atletico e Madridit. Pas një fillimi jo shumë pozitiv të sezonit, Cristiano ka shpërthyer në momentin më të rëndësishëm për tu treguar të gjithëve se kush është dhe se i meriton, 4 Topat e Artë që ka fituar në karrierë.

Përballë mbrojtjes së Juventusit as një si ai sdo ta ketë të thjeshtë, por në një Ronaldo në formë të tillë, e sigurtë është që Reali do të ketë më shumë shanse për të triumfuar në Cardiff.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'