Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete

Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete

'Minuta Zero'

Edhe pak çaste priten nga fillimi i finales së Euro 2024, mes Spanjës dhe Anglisë nga Olimpia Stadion në Berlin.  

Në ‘Minuta Zero’, dy trajnerët Andrea Marko dhe Artan Pogoni komentuan çfarë pritet të ndodh mbrëmjen e sotme dhe kombëtarja favorite për finale. Marko thekson kjo është një ndeshje ku ekipi anglez ka mundësinë të tregojë potencialin e plotë.

'Pjesa e kondicionit, e cilësisë së lojtarëve e mënyrës së të luajturit. Them një gjë në një 90 minutësh duhet përqendrim. Nuk duhet menduar për rezerva. Anglezët kanë rastin të tregojnë veten në atë karakter që ka munguar diçka e mirë që e preson gjithë Anglia. Mendoj se mund t’ja dalin. Jam me atë që thotë trajneri anglez që në finale nuk ka favorit.'

Pogoni shtoi më tej se duke parë cilësitë e ekipeve, kombëtarja angleze ka cilësi më shumë si Kane apo Bellignham.

'Sot më nuk është vetëm sport. Janë dhe elementë shkencorë që të japin një mendim. Nuk di të ketë finalen të pamerituar. Ky eurpioan nuk pati surpriza fare. Zvicra dhe Austria, pashë një futboll të bukur. Turqia tentoi por ngeli në tentativë. Surpriza më e madhe ishte që Zvicra mundi Italinë. Me zvarritje apo duke tërhequr këmbët zvarrë, Anglia është atje. Spanja grupin e ka kaluar lehtë.

Është kualifikuar bindshëm, vetëm më Gjermaninë është kualifikuar në shtesë. Ka një ecuri më të mirë. Finalja është finale. E di si është puna e finales, gjunjët fillojnë e dridhen. Mendoj se Anglia ka më shumë pjekuri. Janë lojtarë të City, United, Bayern. Kanë finale. Kjo ndeshje do ndahet nga episodet.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë