Finalja e Euro 2024, si u shmang sulmi terrorist në Berlin

Finalja e Euro 2024, si u shmang sulmi terrorist në Berlin

Personat e dyshuar për aktin terrorist

Një sulm mund të kishte shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime në finalen e Euro 2024 në Gjermani. Sipas mediave të huaja, disa persona vëzhguan Braitsheidplac (sheshi i madh publik) të Berlinit në fundjavë para finales së Kampionatit Europian, por sulmi i mundshëm u bllokua nga shërbimet e sigurisë.

BILD” shkruan se pesë islamistët kanë bërë fotografi të ndryshme të Kishës Memorial dhe zonës përreth me telefonat e tyre celularë më 13 korrik në Breitscheidplatz. Për shkak se sipas informacioneve të “BILD” ata dihet se janë mbështetës të ISIS, thuhet se vëzhgoheshin nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Të dielën në mëngjes, një SEK (njësitë e reagimit special të forcave të policisë së shtetit gjerman) mbërriti në banesën e një të dyshuari kryesor në qytetin e Potsdamit. Beate Ostertag, zëdhënëse e policisë së Berlinit, u shpreh: “Masat policore u kryen nga Policia e Brandenburgut dhe Policia e Berlinit në bazë të ligjit të urgjencës policore, në lidhje me një tregues të menjëhershëm të rrezikut nga spektri islamik”.

Në operacion u përfshinë edhe forca të komandove të operacioneve speciale nga Brandenburgu dhe Berlini. “Banesat e tre burrave u kontrolluan në tri adresa në Potsdam,” tha Ostertag.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve

Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve