Foto: Alis Kallaçi

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë Alis, i cili edhe njëherë drithëroi skenën e Eurovision me performancën e tij.

“Alis ngjitet në finalen e Eurovision2026 me “Nân”, një këngë që ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar.

Ftojmë të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke VOTUAR 05! Suksese Alis”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Finalja e Madhe e Eurovision 2026 ngre siparin në Vjenë! Alis elektrizon skenën me ‘Nan’ (VIDEO)