Komisioni i reformës territoriale po vijon punën me ritme të ngadalta edhe pse afatin për të patur gati një draft me ndryshimet territoriale dhe administrative të vendit e kanë në korrik të këtij viti.
Në mbledhjen e kësaj të mërkurë u miratua me dakordësinë e të dyja palëve Kalendari i konsultimeve që do të bëhet në territor dhe në kuvend.
Dy muajt e ardhshëm, muaji prill dhe maj do të jenë muajt kur komisioni do të jetë në terren për dëgjesat me komunitetet dhe kryetarët e bashkive në të 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë kanë nisur punën edhe ekspertët që do të asistojnë në punën e komisionit. Në total janë 26 ekspertë prej të cilëve 8 ekspertë të nivelit të lart. Nga 13 emrat e propozuar nga PS bie në sy emri Blendi Cekës dhe Julian Hodajt ish zv/ministër I brendshëm.
Ndërsa nga emrat e propozuar nga opozita emri i ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe Agron Haxhimali, kryetari i shoqatës së bashkive.
Komente











