Kontinenti i vjetër do mbajë frymën sonte, pasi duke nisur nga ora 21:00 në Olympiastadion të Berlinit do luhet finalja e madhe e Evropianit që sheh përballë Spanjën dhe Anglinë. Dy botë të ndryshme sa i takon futbollit që kanë shfaqur këtë verë në Gjermani, pasi në një anë kemi iberikët të cilët kanë shkëlqyer me lojë dhe rezultate, ndërsa nga ana tjetër ‘tre luanët’ kanë çaluar në lojë, por janë treguar pragmatistë dhe rezultativë.
Për Anglinë është finalja e dytë radhazi e Evropianit dhe në ishull të gjithë po kryqëzojnë gishtat për të fituar trofeun, duke qenë se prej 58 vitesh ‘tre luanët’ s’kanë fituar asnjë trofe madhor. Nëse të besuarit e Southgate ia dalin do bëjnë historinë, pasi ky do ishte trofeu i parë Evropian për Anglinë.
Nga ana tjetër për Spanjën ky do ishte trofeu i katërt i Evropianit, që do shndërrohej gjithashtu në një rekord, pasi aktualisht si ‘La Roha’ ashtu edhe Gjermania kanë nga 3 trofe të fituar, të ndjekur nga Italia dhe Franca me dy. Spanja në këtë Evropian ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e mundshme, ndërsa sonte mund të jetë e 7, duke e çuar në 100% suksesin.
Në stadiumin 71 mijë vendësh të Berlinit Spanja e nis si favorite, pasi ka koeficentin 2.5 për fitore, ndërsa Anglia 3.4. Trajneri i Spanjës de la Fuente para finales është shprehur se të tilla përballlje nuk kanë favorit, ndërsa trajneri i Anglisë Southgate ka pohuar se nuk ka rëndësi sesi luan, por ngritja e trofeut në fund.
Ne.k./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor, 08:49
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
15 Nëntor, 08:29
-
Liga e Kombeve/ Italia mposht Belgjikën dhe prek fazë çerekfinale, Franca kalon më tej me ‘X’! Fitojnë Anglia e Norvegjia, shënon Haaland
14 Nëntor, 22:55
-
Liga e Kombeve/ Parisi 'blindohet' me 4 mijë policë, luhet Francë - Izrael! Në stadium dhe Macron, sot edhe Italia e Anglia
14 Nëntor, 10:05
-
Dëmtim në minutat e fundit, tetë lojtarë ‘refuzojnë’ grumbullimin me Anglinë
13 Nëntor, 16:02
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor, 14:32
-
Modeli Itali-Shqipëri, më shumë se gjysma e spanjollëve mbështesin qendrat e emigrantëve jashtë vendit
24 Tetor, 19:58
-
Zyrtare/ Thomas Tuchel konfirmohet si trajneri i i ri Anglisë, kontratë 18 mujore: Privilegj i madh
16 Tetor, 10:51
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor, 22:44
-
Pellegrini dënon Italinë, s'ka fitues kundër Belgjikës! Franca s'pyet për Izraelin, Greqia bën befasinë e madhe në Londër
11 Tetor, 11:15
Jamaika sot realizon 2 gola e mer kpucēn e Art.
Përgjigju