Të dielën merret verdikti i një sezoni. Pas 36 javësh kampionat dhe 2 gjysmëfinaleve, duke nisur nga ora 19:00 luhet sfida më e rëndësishme, pasi 90 minutat e Partizani-Egnatia do vendosin kampionin e Shqipërisë. Një përballje ku është e vështirë të dallosh favoritin, por gjatë sezoni 3 ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa e fundit për fazën e katërt është fituar 2-1 nga Egnatia. Megjithatë edhe këtu ka baraspeshë, pasi Partizani më herët fitoi superkupën pikërisht ndaj rrogozhinasve, të cilët sezonin e rregullt pas 36 javësh e mbyllën në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa të kuqtë e vendit të dytë, por që i favorizoi përballja direkte.
Përveç trofeut, fituesi me skemën ‘final-four’, do marrë edhe 10 milionë lekë shpërblim nga federata, ndërsa gjithashtu do luajë në eliminatoret e Champions League, që sjellin edhe frymëmarrje ekonomike për skuadrat shqiptare. Edhe nëse nuk kalon asnjë tur, fillimisht në Champions League dhe më pas në Conference League, fituesja e Superligës do sigurojë minimalisht 960 mijë euro nga UEFA, e cila ka rritur shpërblimet për skemat e reja që do përdorë.
Ndërkohë janë mësuar edhe ndihmësit e gjyqtarit anglez Anthony Taylor i cili do drejtoje finalen e final-four. Ndihmësit e tij do jenë Gary Besëick, Adam Nunn dhe Robert Jones në VAR.
Ndryshe nga gjysmëfinalet, finalja pritet të ketë edhe një numër më të lartë tifozësh. Rreth 2500 pritet nga Rrogozhina, që është një qytet i vogël. Çmimet e biletave për këtë ndeshje historike fillojnë nga 1 mijë lekë pas porte deri në 10 mijë lekë në tribunën vip.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Superliga/ Partizani dhe Dinamo paqe me gola, Tirana jep shenja shprese në Ballsh! Skënderbeu përmbys Teutën
25 Janar, 19:10
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh
24 Janar, 12:17
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Europa League/ Man. United tri pikë në limite, hap të sigurt për në 1/8! Zhgënjejnë Roma e Ajax, kualifikohet Lazio
24 Janar, 08:39
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06