Sonte në 22:00 do të zhvillohet ndeshja finales mes Kilit dhe Argjnetinës. Përballë do të jenë emra të mëdhenj të futbollit botëror si Messi kundër Sanchez, apo Mascherano përballë Vidal duke përsëritur finalen e Champions League të para pak ditësh në Berlin, ku fituese doli Barcelona.
Argjentina me Kilin janë ndeshur edhe shumë dekada më parë kur kompeticioni organizohej sërish në Kili, por që fituese doli Argjentina, ndërsa këtë herë vendasit do të tentojnë të hakmerren.
Nëse Argjentina do të fitonte sonte do të rikthente trofeun pas vitit 1993 kur e fitoi për herë të fundit, ndërsa do të ishte i 15 në histori duke barazuar Uruguain, teksa nëse do të ndodhte e kundërta do të ishte trofeu i parë në histori për Kilin.
Sonte do të jetë një tjetër rast ku do të duket Messi i vërtetë, pasi në Botërorin e 2014 nuk arriti të fitonte në finale me Gjermaninë duke konfirmuar se është shumë larg lojës të Barcelona.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com