Finalja e Kupës së Shqipërisë,
Kukësi-Laçi, dalin biletat ne shitje

Finalja e Kupës së Shqipërisë,<br />Kukësi-Laçi, dalin biletat ne shitje
Finalja e Kupes se Shqiperise 2015 FK Kukesi – KF Laçi duket se po terheq mjaft interes nder sportdashesit dhe tifozet jo vetem te dy qyteteve por edhe me gjere.

Ky takim do te zhvillohet diten e premte 29 Maj, ora 20.00 ne Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa” ne Tiranë. Federata Shqiptare e Futbollit, publikon çmimet e biletave për kete ndeshje.

Tribunat A dhe B = 1.000 lekë
Tribunat D1 + D3 = 300 lekë
Tribunat C + E = 200 lekë


Ne menyre qe te ofroje nje sherbim sa me efikas dhe cdo tifozeri te kete mundesi te bleje sa me thjeshte biletat per skuadren e saj, FSHF ka organizuar disa pika shitjeje respektivisht ne biletarine perballe Pallatit te Kultures qytetin e Laçit dhe ne biletarine prane Stadiumit Qemal Stafa ne Tirane.

Gjithashtu, deshirojme te informojme te gjithe tifozet se ndarja e zonave te tifozerive eshte si me poshte:
Per tifozerine e FK Kukesit jane rezervuar Tribunat B, D1 dhe C

Ndersa per tifozerine e Klubit te Laçit jane rezervuar tribunat A, D3 dhe E.

Shitja e biletave ka filluar tashme dhe duket se ka nje ecuri te mire, duke rritur pritshmerine keshtu te nje pranie masive ne stadium te tifozerive respektive te te dyja skuadrave.

Si edhe ne evente te meparshme, FSHF keshillon te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem ne pikat e autorizuara te shitjes ne menyre qe te evitohet cdo parregullsi dhe ne menyre qe cdo tifoz te jete i sigurte per pjesemarrjen e tij ne kete event.
Federata Shqiptare e Futbollit


d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?