Finalja e Kupës së Greqisë në Elbasan? Sqarohet situata për udhëtimin e tifozëve të PAOK dhe AEK

Finalja e Kupës së Greqisë në Elbasan? Sqarohet situata për udhëtimin e tifozëve të PAOK dhe AEK

'Elbasan Arena'

Federata Greke e Futbollit është në telashe të mëdha pasi ende nuk e ka një stadium për finalen e Kupës së Greqisë. Në 24 maj është programuar përballja mes PAOK dhe AEK, teksa frika nga huliganët ka bërë që zyrtarët të kërkojnë spostimin e finales jashtë kufijve të Greqisë pasi policia nuk merr përsipër këtë duel.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë dakordësinë që ndeshja të zhvillohet në Shqipëri, teksa për shkak të rezervimit të "Air Albania", në dispozicion është stadiumi "Elbasan Arena".

Për mediet helene, anëtari i Federatës Greke të Futbollit, Panagiotis Diakofotis ka konfirmuar se kjo finale do jetë pa tifozë, teksa do ftohen vetëm persona të veçantë, nga 400 për secilën skuadër.

Diakofakis ka treguar se kanë gjetur stadium në Shqipëri, Poloni dhe Rumani, ndërsa një opsion është edhe qyteti i Volos në Greqi. Tanimë ka negociata të vazhdueshme me kryebashkiakun Achilleo Beo të Volos, ndërsa policia vijon mos marrë përsipër këtë duel për shkak të huliganëve dhe trazirave të pritshme.

Me 800 tifozë të përzgjedhur në total dhe me kontrolle të shumta, nuk është çudi që nesër në 12 maj Federata Greke të vendosë që dueli të luhet në "Elbasan Arena" në Shqipëri.

"Le të kthehemi tek ajo që kemi rënë dakord me zotin Beo. Zoti Beos jep 400 ftesa. Federata është dakord. Ka një kërkesë për më shumë ftesa. Nuk ka shumë dallim. Për të shkuar në një finale vetëm me ftesë, pa tifozë. Ne kishim vendosur edhe për 400 ftesa në Komitetin Ekzekutiv të Federatës dhe habitem pse kohëve të fundit kanë qarkulluar informacione të ndryshme dhe këto vendime që kemi marrë në atë mbledhje janë tjetërsuar”, tha ndër të tjera Panagiotis Diakofotis.

Panagiotis Diakofotis

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori