Finalja e mbijetesës Vllaznia-Tirana,
njëra bie në Kategorinë e Parë

Finalja e mbijetesës Vllaznia-Tirana,<br />njëra bie në Kategorinë e Parë
Me shumë gjasa kampionati i ri i Kategorisë Superiore do të zhvillohet pa një prej dy skuadrave historike të futbollit shqiptar.
 
Pas rezultateve të djeshme të javës së 35-të, Tirana e Vllaznia do të luajnë midis tyre mbijetesën në ndeshen e javës së fundit në Shkodër.
 
Tirana fitoi dje 2-0 ndaj Luftëtarit, duke kapur kuotën e 38-të pikëve por për të qëndruar në Superiore bardheblutë duhet të fitojnë edhe në javën e fundit në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë.
 
Teuta me fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë siguroi matematikisht shpëtimin, duke arritur në kuotën e 40-të pikëve.
 
Shkodranët kanë mbetur në kuotën e 39-të pikëve dhe iu duhet që të paktën të marrin një pikë në ndeshjen e fundit me Tiranën për të mos rrezikuar. Në Vlorë Flamurtari e Laçi ndanë nga një pikë në një ndeshje pa gola po me shumë tension.
 
Gjyqtari u detyrua të nxirrte 3 herë kartonin e kuq (2 për vlonjatët e 1 për kurbinasit), por gjithsesi rezultati final u leverdis të dyve.
 
Flamurtari luan në javën e fundit me Korabin e rënë nga kategoria, ndërsa Laçi pret Teutën tashmë të shpëtuar edhe matematikisht.
 
Nëse gjërat shkojnë si zakonisht në futbollin shqiptar si vlonjatët edhe kurbinasit nga 37 pikë që kanë shkojnë në 40-të duke shpëtuar.
 
Kështu duke qenë se Vllaznia e Tirana luajnë me njëra-tjetrën në javën e fundit një prej të dyja nuk i ka mundësitë që të kapë “kuotën magjike” të 40 pikëve ndaj njëra me shumë mundësi bie nga kategoria.


a.p/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi