Përballja e mbijetesës mes Kastriotit dhe Bylisit, e shtyrë fillimisht për shkak të kërcënimeve me jetë të arbitrave, është fituar 0-2 nga ballshiotët, të cilët u dhanë një goditje të rëndë krutanëve në luftën për mbijetesë.
Në Elbasan Arena Kastrioti shumë shpejt mbeti me një lojtar më pak për shkak të gjestit anti sportiv të Kodrës, ndërsa më pas Bylisi realizoi dy herë. Me këtë fitore shpresat e ballshiotëve për mbijetesë rriten ndjeshëm edhe pse renditen të parafundit me 5 pikë më shumë se Kastrioti. Lufta e Bylisit tani do jetë me Teutën e vendit të tetë që ka vetëm 2 pikë më shumë.