Përfundon në Vlorë në shifrat 1-1 takimi mes Flamurtarit dhe Vorës. Ekipi vlonjat nuk ka arritur të përfitojë nga faktori fushë, duke marrë vetëm një pikë, ndërsa mbijetesa tashmë duket si një mision i pamundur.

Të parët kaluan në avantazh miqtë, duke surprizuar vendasit, por Flamurtari reagoi shpejt dhe arriti të barazojë që në pjesën e parë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të krijuara, skuadra vlonjate nuk arriti të gjejë golin e fitores.

Me këtë barazim, Flamurtari mbetet në kuotën e 26 pikëve në fund të renditjes, duke e bërë qëndrimin në kategori për këtë sezon gjithnjë e më të vështirë dhe thuajse të pamundur.

Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit Andi Ribaj ka theksuar se tashme situata vështirësohet edhe më shumë.

“Është një pikë me vlerë pasi javët janë të pakta dhe ne duhet të llogarisim çdo pikë në ndeshjet që na mbeten. Si barazimi dhe fitorja, të luftojmë çdo ndeshje që të jemi ne atë që mos të shkojmë në ndeshjen e play out. I kemi mundësitë, dua të përgëzoj çunat. Flamurtari thanë që rrezikoi, por me futjen e Prestige, sulmuam edhe ne. Ne kaluam në një mbrojtje me 5, u kundërpërgjigjen. Kasallën e kalova me Kasharin mesfushor qendre, Daka ishte i freskët. Deri diku ia arritëm. Për më shumë, kur kundërshtari të vë në presion, është më mirë të mos humbasësh atë që ke, sesa të riskosh dhe të humbasësh gjithçka.

Udhëzimat e mia ishin që kur të merrte topin Kasalla, dy lojtarë të shkonin anash. Të dy 6-shat shkonin shpejt, por Marios i patëm thënë që nga ana e Bardhit dhe Kasallën të ndihmonte me shkarkimin e topi te Kasalla. Ishte një gabim që nuk e bëmë në pjesën e parë shumë, ngarkonim në krahun e djathtë, nuk e lanë Kasallën e markonin me dublim. Vetëvetiu i krijua loja nga krahu i djathtë. Ne gjithmonë luajmë nga Kasalla me kundërsulme. Edhe në pjesën e dytë, thamë të luanim më shumë me Kasallën, por nuk luajtëm sërish shumë me të, por kur e futëm si 8-sh, ai dha më shumë. Shpirtin dhe cilësitë i ka. Ai na ndihmoi nga ana mbrojtëse dhe presionet e kundërshtarit, për të mos lejuar topin e gjatë.

Ekipi në konfuzion? Sot zgjodhëm sistem tjetër, kur kemi Kasallën ose Marion, kemi futbollistët që arrijnë në 16-shen e ekipit kundërshtarit. Prandaj, ishte kjo mungesa pasi kishim sistemin 4-2-3-1. Më shumë i kisha dhënë edhe unë detyra që mos të hapnim qendrën, pasi Flamurtari ka lojtarë cilësorë. Atë e pamë shumë mirë, na shënoi edhe golin e parë. Mendova që t’i mbaja dy 6-shat aty. 2-3 herë që na kaluan nga krahët, krijuan raste që mund të shënonte Flamurtari. Edhe kur ishim me 5 mbrojtës, u dhashë detyra që të mos rrezikonim. Pika për ne sot ishte shumë e çmuar.

Flamurtari na vinte më shumë afër, seç shkonim ne. Ne duhej të dublonim, si Bardhi edhe Daka. Por në një mënyrë ose tjetër, ju e dini që trajneri duhet të zgjedhë një mënyrë loje që gjithmonë të dalë pozitive, ose 1 pikë, ose 3 pikët. Kemi pasur edhe ndeshje të tjera në dorë. Sot vendosëm që të kishim mbrojtje të ngjeshur, sesa të dilnim pa gjë. Shyqyr Zotit na doli pika”, tha Bellai.

Ndërkohë trajneri i Vorës Arian Bellaj ka theksuar se kjo pikë ishte shumë e vlefshme për vazhdimësinë.

“Normalisht në ndeshje futesh për të fituar. Si në ndeshjen me Tiranën pësuam gol sapo filloi loja, kështu prishet kur e nis në disavantazh. Krijuam raste, i patëm rastet. Futbolli i tillë është, e mbajtëm Vorën në gjysmëfushën e tyre në pjesën e dytë. Në pjesën e parë mendoj se bëmë shumë mirë. Unë edhe gjatë javës, edhe në analizën para ndeshjes, u thashë që të sulmonim nga linjat anësore. Më pas ajo ishte aksion individual dhe aftësi i Diavara që shënoi gol.

U munduam që të luanim me krahët dhe pjesën e parë disi jemi munduar nga e majta me Veiga dhe Bintsouka. Në të dytën, në fund kemi ndryshuar sistem që të ishim sa më shumë në zonën e rreptësisë për të shënuar gol. Bëmë maksimumin, por ndeshja përfundoi në barazim. E drejtë, e kisha vendosur Bintsoukën e kisha vendosur aty, sepse në fazën difensive ai kthehet. Është e drejtë që është lojtar 9-sh, por i thoja që të qëndronte në gjysmëlinjat e qendrës.

Dy ndeshje në shtëpi që nuk shkojnë mirë ndaj rivalëve? Më vjen shumë keq sepse djemtë po luajnë. Kemi pësuar gola për mungesë përqendrimi, duke nisur ndeshjen në disavantazh. U thashë në dhomat e zhveshjes, që në minutat e para duhet të jemi të vëmendshëm. Ne pësojmë, sepse edhe me Tiranën bëmë mirë në pjesën e dytë. Sot bëmë mirë”, tha Ribaj.

Flamurtari e ka shumë të vështirë tashme ndërsa ndeshjen e radhës e luan në transfertë me Egnatian.