Finalja e Tiranës, UEFA kërkesë tifozëve të cilët s’kanë bileta! Ultrasit e Romës: Respektoni qytetin pritës
Finalja e Conference League në Tiranë
Tifozët e Romës dhe Feynord prej ditësh kanë nisur përgatitjet për të qenë prezent në Air Albania për finalen e Conference League, ndërsa sëfundmi UEFA ka kërkuar që ata të cilët nuk kanë siguruar biletë të mos udhëtojnë drejt Tiranës, pasi nuk mund ta gjejnë atë në mënyrë të paligjshme.
Deri më tani është thënë se në Tiranë mund të vijnë deri në 90 mijë tifozë, por kjo është e pamundur nga ana logjistike, qoftë në rrugë ajrore, tokësore apo detare, përfshi edhe mungesën e hotelerisë për të pritur kaq shumë persona brenda një nate.
Në Shqipëri është i vështirë edhe transporti i tifozëve, pasi në Europë ky shërbim funksion me trena. Për këto arsye Roma po kërkon të marrë leje që të hapë stadiumin “Olimpico” më 25 maj ditën e finales dhe tifozët të ndjekin skuadrën e zemrës përmes dy monitorëve gjigantë.
Sakaq tifozët e Romës që do vijnë në Shqipëri kanë përpiluar edhe disa rregulla ku një ndër tyre është rrespekti ndaj qytetit që i mirëpret. “Tifozët e Giallorossi. Roma jonë, pas 31 vitesh, rikthehet për të luajtur një finale europiane. Mund të garantojmë që ata që do të jenë atje do të japin gjithçka për të përfaqësuar edhe ata që, për fat të keq, nuk mund të jenë atje. Ne kemi një takim me historine dhe duhet të jemi të denjë për të. Ndeshja si mysafir në Tiranë duhet të trajtohet në mënyrë korrekte, brenda dhe jashtë stadiumit, për arsye të dukshme. Disa rregulla të thjeshta që ju ftojmë të ndiqni: 1) shmangni lëvizjet vetëm ose në grupe të vogla: 2) mos sillni flamuj ose pankarta "personale": materiali do të sigurohet në vend: 3) pika e takimit nga e cila do të niset për të shkuar në stadium do të komunikohet më vonë: 4) tregoni respekt për qytetin pritës.”
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.5%
-
JO
12.2%
-
NUK E DI
3.3%
Vota total: 4931
Lajme të tjera
-
Mbyllet 'Air Albania', FSHF mbjell barin e ri! Tirana dhe Partizani 'degdisen' në Elbasan për Europën, irritohen tifozët
21 Qershor, 11:58
-
‘Shqipëria la përshtypje mjaft të mirë’, presidenti i federatës holandeze të futbollit: Mikëpritja në Tiranë mbreslënëse
16 Qershor, 14:25
-
'S'kishim preferenca, por Kraiova është skuadër me traditë'! Trajneri i Vllaznisë: Nuk dua lojtarë vetëm për Europën
16 Qershor, 11:21
-
Shorti i Europës për Vllazninë, përballet me rumunët që eliminoi Laçi! Partizani pa fat nëse kualifikohet në turin e dytë
15 Qershor, 14:43
-
Shorti i Conference League! Partizani dhe Laçi mësuan kundërshtarët, Armando Cungu: Detyrim kalimi i disa tureve!
14 Qershor, 16:07
-
Shorti i Champions League, Tirana peshkon' kampionët e Luksenburgut! Presidenti Halili: Kundërshatri që kërkonim
14 Qershor, 12:11
-
U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, Gjykata e Tiranës liron dy holandezët
9 Qershor, 13:24
-
Rikthehet pas 29 vitesh superfinalja, sonte Itali-Argjentinë! Chiellini përshëndetet me kombëtaren, pas 90 minuta ndeshja shkon me penallti
1 Qershor, 14:43
-
Finalja e Conference League në Tiranë/ Ceferin letër falënderimi: Provuat që ishit zgjedhja e duhur, vend i përsosur! Qytet modern e mikpritës
1 Qershor, 12:08
-
Trazirat e finales së Champions League, UEFA 'përvesh mëngët' dhe hap hetim, ia beson çështjen një ish-ministri
30 Maj, 21:44
-
Kaosi në finalen e Champions League! Qeveria angleze, policia e Liverpool dhe Real Madrid drejtojnë gishtin nga UEFA
30 Maj, 10:58
-
Kontaktet dhe bisedimet filluan në kryeqytetin e Shqipërisë, në Itali zbulojë dëshirën e Romës për të kopjuar Milanin me Totin
29 Maj, 18:07