Grupi britanik i popit “Girls Aloud” ka përfunduar turin muzikor ditën e djeshme, gjithashtu dhe karrierën e tyre 10-të vjeçare së bashku.
Kur ata u larguan për një farë kohe në vitin 2009 i siguruan publikut se ishte vetëm një pauzë dhe vajzat do të riktheheshin së bashku.

Dhe sigurisht e mbajtën fjalën.
Por mbërmjen e djeshme gjatë performancës në Liverpul ata bënë të ditur për të gjithë fansat e tyre se koha e tyre bashkë mori fund zyrtarisht.
“Girls Aloud” gjithashtu shkruajti një postim në rrjetin social Twitter ku falënderonin të gjithë adhuruesit për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë karrierës së tyre muzikore.

“Duam tju falenderojmë nga thellësia e zemrës. Turi që zhvilluam do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për ne. Dashuria dhe sporti juaj do të jenë gjithmonë me ne por duam t’ju bëjmë të ditur se tanimë erdhëm në fund të eksperiencës që patëm së bashku”:- kanë shkruar bukuroshet e këtij grupi në faqen sociale.

Lamtumira e tyre ka qenë një moment prekës jo vetëm për fansat por dhe për vajzat të cilat përqafoheshin me njëra-tjetrën e madje duke u përlotur.

Ata janë dukur të mrekullueshme veshur me fustane të kuq të gjatë, të cilët nxirrnin në pah format e tyre të kuruara.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com