Mbrëmjen e djeshme u zhvillua në Wembley të Londrës finalja e Champions League, mes Borussia Dortumund dhe Real Madrid, ku fitues dolën madrilenët me rezultatin 0-2.

Me shumë emrave të njohur të botës së futbollit, në stadium ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kuzhinier i famshëm Nusret.

Ky i fundit ka postuar në Instagram, disa momente me vipat e finales, ku duket teksa pozon përkrah Ronaldinhos, Shevchenkos apo Cafu.

Mes tyre Nusret ka vendosur edhe një foto me kryeministrin shqiptar nga ambientet e brendshme të Wembleyt.

Në renditje, Nusret e ka vënë foton me Ramën të dytën pas presidentit të UEFA-s Ceferin.