Finalja Vllaznia-Tirana, Lika nuk
luan përballë vendlindjes së tij 

Finalja Vllaznia-Tirana, Lika nuk<br />luan përballë vendlindjes së tij 
Gilman Lika ka folur për herë të parë pas vendimit që të mos jetë në fushë në finalen e mbijetesës përballë ekipit të vendlindjes së tij, Shkodrës.
 
"E mendova që nuk mund ta luaj një sfidë të tillë menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin.
 
Lashë ditët të kalonin, edhe pas zërave për një dënim të mundshëm të Skënderbeut, por duke qenë se asgjë konkrete nuk ndodhi vendosa të mos e luaj unë ndeshjen e Tiranës me Vllazninë.
 
E kuptoj që nuk është profesionale, por unë nuk mund ta luaj një ndeshje ku Tirana dhe Vllaznia diskutojnë mbijetesën.
 
Nuk është ndeshje për këto dy emra të mëdhenj. Falënderoj presidentin dhe trajnerin, të cilët më mirëkuptuan. Tashmë shpresoj që të gjej edhe mirëkuptimin e tifozëve.
 
Nuk besoj që vendimi për të mos qenë prezent në sfidën e fundit të këtij kampionati mund të ndikojë në të ardhmen time te Tirana.
 
Kjo edhe sepse presidenti më mirëkuptoi dhe pavarësisht faktit kontrata ime me klubin mbyllet në fund të këtij sezonit
" deklaroi ai për super sport.
 
Pak ditë më parë edhe Elis Bakaj, që luan me Vllazninë bëri të njëjtën gjë duke mos zbritur në fushë përballë Tiranës, ekip që ka luajtur për disa edicione. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës