Financat: KfW të pranojë kosto
më të ulët për interkonieksionin

Financat: KfW të pranojë kosto <br />më të ulët për interkonieksionin
TIRANË - Ministria e Financave siguroi sot se, "qeveria shqiptare do të mundësojë kryerjen e projektit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Prishtinë në kohë, me cilësi, dhe kosto më të ulët". Përmes një sqarimi për median, ministria e Financave bën të ditur se pas negociatave me bankën gjermane KfW si financuese e projektit për ndërtimin e kësaj linje interkonjeksioni, ka marrë miratimin e Kuvendit për kredinë me vlerë 42 milionë euro, ndërsa OSTështë caktuar si agjencia zbatuese e projektit. "Gjatë procesit të prokurimit të këtij projekti, ministria e Financave u vu në dijeni zyrarisht nga OST për rrezikun e shpalljes fitues të një kompanie, e cila kishte ofruar një çmim mbi 30% më të lartë sesa oferta e kompanisë ndjekese, e cila po ashtu plotësonte më së miri gjithë kriteret dhe kërkesat teknike të paraqitura nga OST", sqaron ministria e Financave.
MF bën të ditur se në mbrojtje te interesit publik dhe në plotesim të detyrës ligjore për mirëadministrimin e fondeve publike, i ka kërkuar bankës KfË, që në cilësinë e financuesit që ka tagrin ligjor të zhvillojë procedurat e tenderit, si dhe OST, që në zhvillimin e tij, të respektojnë detyrimin ligjor për të orientuar procesin drejt kostos më të ulët. Po ashtu, Ministria e Financave ka këmbëngulur që OST të plotësojë detyrimet ligjore kontraktuale dhe të ushtrojë influencen e tij për të mundësuar zbatimin e ofertës më të ulët.
MF e konsideron deklaratën e kreut të PS, Edi Rama, si "keqdashëse dhe i sponsorizuar nga klientet e tij, ka keqinformuar opinionin publik në lidhje me procedurat e tenderit që janë duke u ndjekur për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë". Sipas MF, "çdo perpjekje për të manipuluar këtë të vërtetë është e sponsorizuar nga interesa korruptive".

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës