Financat: Nuk ka më
shtyrje të amnistisë fiskale

Financat: Nuk ka më <br />shtyrje të amnistisë fiskale
TIRANE - Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha në një konferencë shtypi se proçesi për amnistinë fiskale ndaj biznesit përfundon më datën 1 prill dhe pas këtij afati do të zbatohen me rigorozitet masat e parashikuara në ligj për ushtrimin e kontrolleve dhe penaliteteve për detyrimet e prapambetura të biznesit ndaj administratës tatimore dhe doganore.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përfitojnë nga amnistia deri në fund të këtij muaji. Sipas tij, nga ky proces janë shënuar arritje në rivlerësimin e pasurisë së paluajtëshme. "Shtyrja që i është bërë amnistisë fiskale ka rezultuar i suksesshëm përsa i përket indidividëve, pasi janë 10 mijë individë që kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme në muajt janar-shkurt", theksoi Rushaj.

Por, nuk ka patur të njejtin impakt falja fiskale tek bizneset. Përsa i përket faljes së borxheve tatimore, Rushaj theksoi se gjatë këtyre dy muajve janë shqyrtuar 108 mijë raste, ndërsa janë falur 10.8 miliardë lekë, duke sqaruar se tatimet që janë vendosur për këtë proces kanë qënë simbolike. Sipas Rushajt, sukses ka pasur në rivlerësimin e aseteve të paluajtshme, ndërsa nuk kapi pritshmëritë legalizimi i parave “cash”nga individët. "Prisnim që të përfitonin më shumë individë nga ky proces dhe gjithashtu edhe bizneset nuk kanë përfituar shumë nga ky proces", shtoi Rushaj.

Qeveria shtyu për një periudhë tremujore amnistinë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese. (shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer