Me anë të një njoftimi, ministria e Financave ka shpallur hapjen e procedurave të përzgjedhjen e kandidaturave për Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky vend aktualisht është bosh, pas emërimit të ish-drejtorit Gent Gazheli në postin e ambasadorit në Turqi.
Kandidatët, sipas njoftimit, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme: Të jenë shtetas shqiptarë; të kenë zotësi të plotë për të vepruar; të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi; të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore të largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore; të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
Arsimimi: master shkencor në shkenca juridike dhe/ose ekonomike. Kërkohet edhe që kandidatët duhet të ketë mbaruar njërin nga fakultetet me notë mesatare mbi 9.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta: Të ketë eksperiencë në fushën juridike/ ekonomike; eksperiencë drejtimi, të paktën pesë vite; të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane, të mbrojtura.
Personat e interesuar duhet të paraqesin kërkesë drejtuar ministrit të Financave; kopje të kartës së identitetit dhe çertifikatës së gjendjes familjare; CV; kopje të noterizuar të diplomës universitare; listë notash të noterizuar; vërtetim të gjendjes gjyqësore; raport mjekoligjor; dëshmi të kualifikimeve dhe të mbrojtjes së gjuhës së huaj.
Kandidaturat dhe dokumentacioni duhet të paraqitet brenda datës 22 qershor në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së Financave.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com